1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

FMN synon zhvillimin ekonomik të Kosovës

Bekim Shehu23 Shkurt 2006

Fondi Monetar Ndërkombëtar kërkon që institucionet e Kosovës të hartojnë strategji për zhvillimin ekonomik të vendit. Moszhvillimi ekonomik i Kosovës ka bërë që Kosova të ketë shkallën më të lartë të papunësisë në rajon.

https://p.dw.com/p/AriJ
Të papunë në Kosovë
Të papunë në KosovëFotografi: AP

Përfaqësues të Fondit Monetar Ndërkombëtar, kritikuan qeverinë e Kosovës për mungesën e hartimit të politikave zhvillimore. Ata thanë se mosdefinimi i statusit të Kosovës ka bërë që qeveria e Kosovës të mos ketë mundësi të merr kredi afatgjate nga jashtë, por pas zgjidhjes së statusit Kosova do të ketë mundësi të marrjes se kredive dhe në këtë linjë, planet për zhvillimin ekonomik të vendit duhet hartuar qysh tash në mënyrë që pas zgjidhjes së statusit ato të jenë të gatshme.

Fondi Monetar Ndërkombëtar, sipas përfaqësuesit të këtij mekanizmi në Kosovë, Gervin Bell, do të ndihmojë qeverinë e Kosovës në hartimin e politikave makroekonomike, hartimin e strategjisë për zhvillim ekonomik dhe e gjithë kjo me qëllim të zbutjes së papunësisë në Kosovë.

"Është qëllimi yni por edhe i qeverisë së Kosovës që në të ardhmën të ulët papunësia në Kosovë. Me autoritetet e këtushme ne kemi biseduar disa elemente të politikave zhvillimore, që kanë të bëjnë më fushën e buxhetit, për sistemin bankar, infrastrukturën ligjore dhe strategjin ë e investimeve ekonomike," tha Gervin Bell.

Papunësia në Kosovë arrinë shkallën më të lartë në rajon dhe e gjithë kjo gjendje e krijuar është pasojë e moszhvilliimt ekonomik të vendit. Udhëheqësit e këtushëm qysh pas përfundimit të luftës mosdefinimin e statusit të Kosovës e kanë vënë ndër argumentte e para që ka penguar zhvillimin e ekonomik të vendit.

Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, vazhdon të jetë i këtij mendimi, por shtron nevojën për planifikimin e investimeve afatgjata për zhvillimin e ekonomik të Kosovës. Ai thotë se, institucionet e Kosovës me kohë do të krijojnë legjislacionin e nevojshëm për zhvillimin e politikave ekonomike ndërsa, FMN-së mund të ndihmojë Kosovën për investime afatgjata.

Fondi Monetar Ndërkombëtar, disa herë ka kritikuar qeverinë e Kosovës për mosplanifikim të duhur të buxhetit të Kosovës. Një ndër vërejtjet kryesore gjatë vitit të shkuar ishte numri i lartë i nënpunësve të adminstratës civile si dhe kundërshtimi për nëshkrimin e kontratës kolektive. Qeveria e Kosovës sipas këtij mekanizmi të lartë ndërkombëtar, duhet të kjijojë politika fiskale në atë mënyrë që buxheti i konsoliduar i Kosovës edhe ashtu i varfër të jetë i qëndrueshëm.