Futboll
4 Qershor 2010Reklamë
Dhjetë ditë para fillimit të Kampionatit Botëror të Futbollit në Afrikën e Jugut kombëtarja gjermane e futbollit ka fituar ndeshjen e fundit përgatitore. Skuadra gjermane fitoi kundër Bosnje-Hercegovinës me rezultatin 3:1. Në Frankfurt kapiteni Philip Lahm dhe Bastian Schweinsteiger shënuan nga një gol me njëmbëdhjetëmetërsh. Fillimisht shënuan boshnjakët 0:1. Kapiteni i kombëtares gjermane Philip Lahm u shpreh pas fitores shumë optimist për kampionatin botëror: "Fituam kundër Hungarisë 3:0, fituam tani 3:1 dhe jemi në formë të mirë. Jemi stërvitur mirë, jemi në gjendje shumë të mirë dhe për këtë po shkoj me një ndjenjë shumë, shumë të mirë në Afrikën e Jugut."
Autor: dpa
Redaktoi: Angjelina Verbica