Futbolli botëror mysafir në Brazil
Disa imazhe nga ndeshjet kualifikuese për ekipet europiane, të cilat të konkurrojnë për kupën botërore në Kampionatin Botëror të Futbollit 2014 në Brazil.
Ekipet europiane pjesëmarrëse në Kampionatin Botëror të Futbollit 2014
Brazili është vendi, ku organizohet Kampionati Botëror i Futbollit 2014. Ky vend i Amerikës Jugore shpreson për një futboll të madh në një atmosferë të bukur. Maskota e Kampionatit Botëror "Fuleco" është prezantuar qysh vitin e kaluar në skenën e madhe me ish-lojtarin e kombëtares braziliane Ronaldo (djathtas).
Gjermania përgatitet plot optimizëm për në Brazil
Kombëtarja gjermane është kualifikuar në mënyrë solide për Botërorin 2014. Kombëtarja e drejtuar nga traineri Joachim Löw merr pjesë për të 16 herë në një kampionat botëror. Fituesi i kualifikimit për në botëror është André Schürrle (i dyti djathtas), i cili në ndeshjen kualifikuese me Suedinë realizoi kryeveprësn me tre gola.
Spanja mbetet e pamposhtur
Mbrojtësja e titullit Spanja sheh me optimizëm drejt Brazilit. Ekipi i trainerit Vicente del Bosque (majtas) nuk pësoi asnjë humbje në ndeshjet kualifikuese dhe e ka spostuar Francën në vendin e dytë në grup.
Italia dhe Balotelli brohorasin
Italianët me Mario Balotelli (djathtas) i ashtuquajtur si "Bad Boy" kanë siguruar në grupin B vendin kryesues. Nënkampioni i Europës u kualifikua pa asnjë humbje.
Holanda sërish e pranishme
Edhe nënkampionia e botës, Holanda me ekipin e përzgjedhur prej Louis van Gaal (djathtas) ka siguruar në mënyrë solide vendin e parë në grupin D. "Ky është një rezultat madhështor", është shprehur van Gaal: "Pas Kampionatit Europian ne ishim përtokë. Na u desh të krijojmë një ekip të ri. Kjo nuk ishte e lehtë."
Edhe Anglia e pranishme në Brazil
Anglia e përballoi me sukses frikën ndaj duelit me Ukrainën duke siguruar pas fitores 2:0 ndaj Polonisë pjesëmarrjen në botëror në Brazil. Në stadiumin Wembley atdheu i futbollit siguroi vendin e parë në grupin H, duke shmangur kësisoj përsëritjen e traumës së vitit 1973, kur Polonia i bllokoi rrugën Anglisë për në botërorin e vitit 1974.
Bileta e Belgjikës për në Brazil
Traineri Marc Wilmots, i cili ka qenë në 1997 me ekipin gjerman Schalke fitues i kupës së UEFA-s, ka krijuar një ekip të fortë komëbtar.
Zvicra e pranishme me trainerin Hitzfeld
Organizim i mirë, kondicion i fortë dhe lojë kompakte: Ky është futbolli tipik për Hitzfeldin, që e kualifikoi Zvicrën në grupin E për turneun e botërorit. Kombëtarja zvicerane ka shumë lojtarë të Bundesligës gjermane të përzgjedhur nga traineri Hitzfeld (majtas). "Oreksi për në Kampionatin Botëror është mjaft i madh", është shprehur entuziast profesionisti i Bajernit Xherdan Shaqiri.
Comebacku i Rusisë në botëror
Pas dymbëdhjetë vjetësh mungese Rusia është kualifikuar sërish për një turne botërori. Për renditjen në grupin F ishte vendimtar barazimi 1:1 me ekipin e Azerbajxhanit të drejtuar nga traineri Berti Vogt. Portën e rusëve drejt Brazilit 2014 e pati hapur një gol i mëparshëm nga Roman Schirokow (majtas).
Fitorja historike për Bosnje-Hercegovinën
Bosnje-Hercegovina merr pjesë për herë të parë në një Kampionat Botëror Futbolli. Falë golit të profesionistit të Bundesligës gjermane Vedad Ibisevic në lojën vendimtare (1:0) me Lituaninë ky shtet ballkaniak ka siguruar vendin e parë në grupin G.