Futbollistët gjermanë në Kampionatin Europian 2016
Trajneri i kombëtares gjermane Joachim Löw ka përcaktuar 27 lojtarët për Kampionatin Europian. Ndër ta ka shumë futbollistë të njohur, 14 syresh që kanë fituar edhe titullin kampion bote, por ka edhe surpriza.
Manuel Neuer
Nuk pati asnjë dyshim për numrin një në portë nga Federata Gjermane e Futbollit. Neuer nga ekipi që mban rekordin për titullin e kampionit Bajern i Mynihut shquhet jo vetëm si portier i nivelit botëror, por edhe si një libero i talentuar, që e mbështet fort ekipin.
Marc-André ter Stegen
Keeper-i, që mbron portën për FC Barcelona vetëm në ndeshjet për kupën dhe në Champions League, qendron pas Manuel Neuer si një ndër portierët më të mirë zëvendësues. Megjithatë ish-lojtari i Gladbach-ut, nuk ka qenë gjithmonë i sigurtë, kur ka qendruar në portë për Federatën Gjermane të Futbollit.
Bernd Leno
Pa marrë pjesë në asnjë ndeshje ndërkombëtare ndonjëherë për në Francë do të udhëtojë edhe portieri i Leverkuzenit Bernd Leno. Një vendim, se cili do të qendrojë si numri dy pas Neuer-it ende nuk është marrë.
Jerome Boateng dhe Mats Hummels
Jerome Boateng (majtas) është shef në mbrojtje dhe një shtyllë e fortë në hierarkinë e ekipit. Krahas tij dortmundasi Mats Hummels (djathtas) është shtylla e dytë qendrore në mbrojtjen mesfushore – duke nisur nga korriku ai do të luajë edhe në ekipin Bajernit të Mynihut.
Benedikt Höwedes dhe Jonas Hector
Mbrojtësit anësorë të shkëlqyer janë të rrallë në futbollin e nivelit të lartë gjerman dhe europian. Për Gjermaninë në anën e majtë me Kölns Jonas Hector (djathtas në fotografi) qendron një forcë e besueshme. E njëjta gjë vlen edhe për lojtarin e Schalkes Benedikt Höwedes (majtas në fotografi) që do të mbrojë ekipin në anën e djathtë.
Emre Can
Gjithashtu si mbrojtës anësor Löw do të aktivizojë edhe Emre Can. Ndonëse i sapo vlerësuari me çmimin e publikut si Ambasador i Futbollit gjerman në klubin FC Liverpool luan si një mbrojtës i sukseshëm mesfushor.
Antonio Rüdiger dhe Shkodran Mustafi
Antonio Rüdiger (djathtas), mbrojtësi i AS Rom, mund të luajë në qendër dhe si lojtar anësor. Kampioni botëror Shkodran Mustafi (majtas) është më shumë një mbrojtës mesfushor. Që të dy janë planfikuar si rezervë dhe ndërkohë kanë lujatur në shumë pozicione mbrojtëse.
Sebastian Rudy
Sebastian Rudy është një lojtar që nuk bie fort në sy, por ai është gjithmonë në aksion si p.sh. si sulmues qendror. Löw megjithatë ka shpresa tek lojtari i Hofenheim-it, i cili ka luajtuar për Gjermaninë edhe si mbrojtës anësor.
Sami Khedira dhe Toni Kroos
Në mbrojtjen mesfushore janë përcaktuar Sami Khedira (djathtas) dhe Toni Kroos (majtas). Khedira ka fituar titullin e kampionit të Italisë me ekipin e Juventus Torinos, Kroos me Real Madrid ka ende shanse që të fitojë titullin e Champions-League.
Mesut Özil, Karim Bellarabi dhe Marco Reus
Për sulmin janë përgjegjës Karim Bellarabi (i dyti djathtas) dhe Marco Reus (djaathtas). I lirë për sulm sikryesues në pozicion qendror si gjithmonë do të jetë organizatori i lojës Mesut Özil (majtas).
Bastian Schweinsteiger dhe Lukas Podolski
Që prej Kampionatit Europian 2004 në Portugali ata janë gjithmonë të pranishëm Bastian Schweinsteiger (djathtas) dhe Lukas Podolski (majtas). Por "Schweini" është i lënduar dhe "Poldi" nuk është më më i shpejti. A do të ketë vallë sërish në Paris fotografi të bukura për kujtim?
Thomas Müller
"Müller luan gjithmonë", është shprehur dikur ish-trajneri i Bajernit të Mynihut Louis van Gaal. Nën këtë moto vendos edhe trajneri i kombëtares Löw, i cili ka besim tek Thomas Müller, lojtari që mund të angazhohet me fleksibilitet në çdo pozicion.
Mario Götze
Ndonëse në klubin e Bajernit të Mynihut ai është violina e dytë, ai ka një pozicion fiks në ndeshjet me kombëtaren. Golshënuesi në finalen e Kampionatit Botëror të Futbollit Mario Götze gjatë Kampionatit Europian në Francë ka mundësinë të ekspozohet për angazhimin në ndonjë klub të ri.
Mario Gomez
Rruga e tërthortë përmes Turqisë e ka sjellë sërish në formë "Super-Mario" Gomezin. Ai udhëton për në Francë si një top-sulmues i ekipit kampion Besiktas të Stambollit.
Leroy Sane
Sulmuesi mesfushor i Shalkes Leroy Sane me rezultatet e shkëlqyera të tij ia ka dalë të tërheqë vëmendjen e shumë klubeve prestigjoze europiane, që e kanë regjistruar atë si lojtar të mundshëm në të ardhmen. Kësisoj është rrjedhë logjike edhe nominimi i 20 vjeçarit nga Löw për Kampionatin Europian.
Joshua Kimmich
Një shans për t’u dëshmuar për një nominim përfundimtar për kombëtaren i jepet edhe yllit të ri të Bajernit të Mynihut Joshua Kimmich. Ndërsa Pep Guardiola e ka angazhuar atë si mbrojtës të qendrës, me Löw ai do të luajë në mesfushë.
Julian Brandt
Në lojën ofensive të ekipit të kombëtares gjermane mund të gjejë vendin e tij lojtari i Leverkuzenit, Julian Brandt. Mesfushori në ndeshjet e Bundelisligës ka shënuar shtatë gola për ekipin e tij.
Julian Weigl
Mesfushori dhe njëkohësisht pasuesi i i Dortmundit Julian Weigl brenda një sezoni ia ka dalë të shquhet dhe të meritojë nomimin në kombëtare. Lojtarë të tjerë si Erik Durm, Marcel Schmelzer dhe Matthias Ginter kësaj radhe janë jashtë loje.
Julian Draxler
Pa ndonjë mbështetje të madhe nga sezoni i përfunduar i Bundesligës Julian Draxler i Wolfsburgut arriti të kualfiikohet për në kombëtare. Ndoshta kampioni botëror është një ndër kandidatët që edhe mund të hiqen nga lista.
André Schürrle
Edhe André Schürrle në ekipin e Wolfsburgut nuk ka përjetuar ndonjë sezon optimal. Megjithatë lojtari anësor është përmirësuar vazhdimisht duke marrë hov gjatë javëve të fundit. Me sa duket një përmirësim i kondicionit në kohën e duhur?
Löw me optimizëm dhe besim
"Unë besoj, se krahas vlerave sportive i rëndësishëm është edhe personaliteti dhe kontributi, që mund të japë në fushë një lojtar", thotë trajneri i kombëtares Joachim Löw lidhur me përzgjedhjen e tij. Nëse ai ka vendosur si duhet, kjo do të duket në Francë.