Vjenë: Kërkohet sqarimi i përgjimeve të BND-së gjermane
18 Qershor 2018"Sipas informacioneve të tanishme, nëse ato janë të vërteta, shihet se përmasat e përgjimit kanë qenë shumë të mëdha. Supozohet se vite me radhë janë përgjuar në mënyrë sistematike 2 000 lidhje telefonike. Mes vendeve mike nuk lejohet një gjë e tillë. Ne kemi vendosur kontakt me Gjermaninë. Dëshira jonë është të mësojmë kush është përgjuar këtu tek ne, dhe kur ka marrë fund përgjimi. Dhe nëse janë ruajtur të dhëna, ne do të preferonim që ato të shuheshin. Kemi të bëjmë me përgjime të bëra 1999 deri 2006. Ne nuk kemi të dhëna që përgjimi të ketë vazhduar edhe më tej dhe me ndryshimin e ligjit, në Gjermani nuk ka qenë më e mundur pas vitit 2016 të bëhej një gjë e tillë në mënyrë legale," tha Kurz. Le t'i japim kohën e duhur Gjermanisë, shtoi ai, për të bërë sqarimin dhe për të krijuar transparencën.