1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gjermani: Burg përjetë për ish-agjentin sirian

13 Janar 2022

Në një gjyq të zhvilluar për herë të parë në botë për torturat e regjimit sirian, një gjykatë e Koblencit dënoi me burgim të përjetshëm ish-agjentin sirian për krime kundër njerëzimit dhe vrasje të shumëfishtë.

https://p.dw.com/p/45TJ7
Deutschland | Koblenz Prozess um Staatsfolter in Syrien
Fotografi: Thomas Frey/dpa/picture alliance

Prokuroria e Federale e kishte akuzuar sirianin Anvar R. për krime kundër njerëzimit në vitin 2011 dhe 2012 në fazën e parë të luftës civile në Siri. Sipas tyre 58-vjeçari në një burg të Shërbimit Informativ të Përgjithshëm sirian në Damask si kryehetues është përgjegjës për torturat ndaj 4000 vetëve. Të paktën 30 vetë kanë vdekur. Gjyqtarët e Gjykatës së Landit në Koblenc i panë të konfirmuara në masë të madhe këto akuza.

Prokuroria Federale kishte kërkuar burgim të përjetshëm për sirianin, dhe konstatimin e fajit veçanërisht të rëndë, gjë që gati përjashton lirimin e tij pas 15 vjetësh. Kurse mbrojtja kishte kërkuar lirimin e tij. Vetë i akuzuari e deklaroi veten të pafajshëm. Nuk kam torturuar dhe nuk kam dhënë asnjë urdhër të tillë, ka thënë ai. Përkundrazi ishte kujdesur për lirim të demonstruesve të burgosur të Pranverës Arabe, sipas të akuzuarit.

Deutschland | Koblenz Prozess um Staatsfolter in Syrien
Fotografi: Martin Meissner/AP Photo/picture alliance

Parimi i universalitetit në të drejtën ndërkombëtare e lejon që edhe në Gjermani të ndiqen penalisht të huaj të dyshuar për krime lufte në vende të tjera. Anvar R dhe i akuzuari tjetër Eyad A. pas ardhjes në Gjermani si refugjatë u identifikuan nga viktimat e torturave dhe u arrestuan në Berlin dhe Zvaibryken. Eayd A. u dënua ndërkohë me 4 vjet e gjysmë burg për bashkëpunim në krim kundër njerëzimit.

la/fab/an (afp, rtre)