1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gjermani: Ceremoni jubilare për Ligjin Themelor

23 Maj 2024

Krerët e shtetit këtë të enjte (23.05.2024) në Berlin kremtuan 75 vjetorin e Ligjit Themelor, Kushtetutës së Gjermanisë. Në fjalën e tij, presidenti Steinmeier bëri thirrje të mbrohet kushtetuta.

https://p.dw.com/p/4gCzF
Presidenti Frank-Walter Steinmeier duke mbajtur fjalimin kryesor në Berlin për 75 vjetorin e Ligjit Themelor të Gjermanisë
Presidenti Frank-Walter SteinmeierFotografi: Michael Kappeler/dpa/picture alliance

Presidenti Frank-Walter Steinmeier ftoi për këtë ceremoni solemne në 75 vjetorin e nënshkrimit të Ligjit Themelor, Kushtetutës së Gjermanisë. Në ceremoninë festive në Berlin merrnin pjesë kancelari Olaf Scholz, shumica e ministrave të kabinetit të tij, shumë kryeministra të landeve federale si dhe përfaqësues të Bundestag-ut (parlamentit).

Presidenti Frank-Walter Steinmeier u bëri thirrje të gjtihë gjermanëve të mbrojnë lirinë dhe demokracinë. "Vetëvendosja është detyrë e kohës sonë", zha ai në ceremoninë solemne në Berlin. Ndonëse demokracia në Gjermanika pasur sukses, ajo nuk është e garantuar njëherë e përgjithmonë.

"Pikërisht tani edhe tek ne po forcohen ato forca, që duan të eliminojnë të dobëtit, të nënçmojnë institucionet e tyre dhe t‘i shajnë e t'i denigrojnë ato", tërhoqi vëmendjen presidenti, duke nënvizuar më tej: "Ne të gjithë mbajmë përgjegjësi për një kulturë politike, që pranon demokracinë."

Kjo nënkupton që t'i kundërvihesh me vendosmëri gjithçkaje që përgatit dhunë, përçmim të njeriut, urrjetje ndaj pakicave. "Këto nuk kanë vend në demokraci!" Dhuna në luftën politike të mendimeve duhet përjashtuar me vendsomëri të plotë.

Mbrojtja e demokracisë është përgjegjësi sa e institucioneve politike po aa edhe e qytetareve dhe qytetarëve. "Ligji Themelor garanton lirinë dhe kërkon përgjegjësi", tha Steinmeier, duke theksuar, se ky nuk është një bilanc, por një mandat.

Imazhe nga dita e ribashkimit: Përpara Bundestagut miliona njerëz më 3 Tetor 1990 duke festuar rënien e Murit të Berlinit dhe ribashkimin e Gjermanisë
Përpara Bundestagut miliona njerëz më 3 Tetor 1990 duke festuar rënien e Murit të Berlinit dhe ribashkimin e GjermanisëFotografi: Jörg Schmitt/dpa/picture alliance

Që nga dita e premte (24.05.2024) deri të dielën në kuartierin qeveritar në Berlin zhvllohet një festë e demokracisë, ku janë të ftuar qytetaret dhe qtetarët. Më 23 Maj 1949 u nënshkrua Ligji Themelor i Republikës federale të Gjermanisë. Që pas ribashkimit edhe me pjesën e ndarë ish-RDGJ në vitin 1990 Ligji Themelor vlen në mbarë Gjermaninë.

dw/ard/dpa