Gjermani: Gjykata dënon të riun që luftoi për IS
6 Dhjetor 2014Një gjykatë gjermane në qytetin e Frankfurtit dënoi të premten me tre vite e nëntë muaj burg 20 vjeçarin Kreshink B. për shkak se kishte marrë pjesë në operacionet ushtarake të Shtetit Islamik. Kjo ishte çështja e parë që shqyrothej në Gjermani sa i përket luftëtarëve të përfshirë me IS.
Ai mori dënim të ulur me kërkesën se do të jepte detaje për trajnimet dhe luftën e grupit xhihadist në Siri. Ndaj tij u zbatua edhe ligji ndaj minorenëve sepse ai ishte ende adoleshent kur iku nga Gjermania.
Prokuroria kishte kërkuar një dënim prej katër vjet e tre muajsh.
Kreshnik B. ka lindur në Gjermani, por familja e tij është nga Kosova. Ai u shpall fajtor për akuzën e të qenit pjesë e një grupi terrorist. Sipas rregullave të privatësisë gjermane emri i tij i plotë nuk do të bëhet publik.
Prokurori tha se Kreshnik B. kishte udhëtuar në Siri nga Stambolli në vitin 2013 për t'iu bashkuar grupit xhihadist, që po lufton në rajon për të krijuar një shtet islamik në rajon. Më pas ai tha se kishte bërë një trajnim ushtarak nga IS, përpara se të shërbente në skuadrat e sulmit dhe ruajtjes. Ai gjithashtu tha se kishte marrë pjesë në tre operacione luftarake.
Kreshnik B. mbahej nën kontroll nga policia që prej dhjetorit të vitit 2013 kur ai u arrestua në Frankfurt pas rikthimit të tij nga Siria.
Frika ndërkombëtare
Gjykimi filloi në shtator të vitit të shkuar pas një vendimi të Ministrit të Brendshëm të Gjermanisë Thomas de Maiziere për të ndëshkuar të gjiha aktivitetet e IS në Gjermani.
Shteti Islamik, që e nisi veprimatrinë si një grup radikal i organizatës terroriste Al Kaeda, mban përgjegjësi për shumë krime makabare të bëra në shumë zona gjatë avancimit të tyre në Siri dhe Irak.
Për shkak se grupi kontrollon një sipërfaqe të madhe në të dyja vendet ata kanë përhapur alarm ndërkombëtar. Ekziston frika se IS mund të zgjerojë akoma më shumë dominimin e saj në Lindjen e Mesme.