1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gjermani: Kërkohet mësim i fesë myslimane në shkolla

15 Shkurt 2011

Ministri i Brendshëm gjerman, Thomas de Maizière (CDU) u ka kërkuar landeve që të fusin sa më shpejtë mësimin e fesë myslimane si lëndë të rregullt në shkolla. 700 mijë fëmijë myslimanë shkojnë në shkollat gjermane.

https://p.dw.com/p/10H6d
Mësim në gjimnazFotografi: picture-alliance/ dpa

Ministri i Brendshëm gjerman, Thomas de Maizière (CDU) u ka kërkuar landeve që të fusin sa më shpejt të jetë e mundur mësimin e fesë myslimane si lëndë të rregullt në shkolla. Ky do të jetë një kontribut i rëndësishëm për integrimin dhe "imunizimin e efektshëm" kundër ekstremizmit, tha de Maizière në një takim të Konferencës Islame gjermane. Kushti kryesor për futjen e mësimit të fesë është partneriteti me një komunitet fetar mysliman, i cili mungon në Gjermani. Aktualisht rreth 700 mijë fëmijë myslimanë shkojnë në shkollat gjermane.

Kanzleramtsminister Thomas de Maizière
Ministri i Brendshëm gjerman, Thomas de Maizière (CDU)Fotografi: DPA

Gjermania fillon këtë vit me vendosjen e bazave për shkollimin e lartë të teologëve islamë. Duke filluar nga semestri dimëror në Tübingen, Münster dhe Osnabrück do të ngrihen qendrat për studime islame për shkollimin e mësuesve të fesë islame për shkollat si dhe për imamë. Ministrja federale gjermane e Arsimit, Annette Schavan prezantoi të enjten (14.10.) në Berlin rezultatet e procesit të përzgjedhjes për ngritjen e qendrave të tilla në Universitetet gjermane.

Deri tash në disa vende të Gjermanisë janë krijuar qendra, të cilat ofronin mësime për fenë islame. Ato shërbejnë për përgatitjen e mësuesve për lëndën e fesë islame dhe përcjelljen e zhvillimeve të planeve arsimore për këtë lëndë. Ngritja e themeleve për studime islame përbën një shtesë të rëndësishme dhe po ashtu bazë të mirë për zhvillimin e këtyre ofertave. Prandaj që në krye është provuar që të gjenden koncepte dhe vende të përshtatshme, që ato të lidhen me njëra-tjetrën, shkollimi i teologëve për lëndën e fesë islame në shkolla dhe studimet teologjike.

Autor: DW/ Aida Cama

Redaktoi: Esat Ahmeti