Gjermani: Një shqiptar sulmon me hanxhar një stacion policie
6 Shtator 2024Një 29-vjeçar i armatosur me hanxhar dhe thikë hyri sot herët në mëngjes në një komisariat policie në Linz (qarku i Neuwiedit) dhe duke thirrur disa herë "Allahu Akbar” kërcënoi se do të vriste policët. Paradhoma e komisariatit u dëmtua rëndë gjatë sulmit. Prokuroria e Koblenzit tha se forcat speciale arritën ta vinin nën kontroll personin në fjalë.
Sipas informacioneve të revistës "Der Spiegel", i pandehuri Arlindo M, është nënshtetas shqiptar, i cili sipas dokumenteve të policisë, ishte në vëmendjen e policisë për krime të lidhura me tregti drogash.
Prokuroria e Koblenzit njoftoi se nga hetimet e para dyshohet se i akuzuari ka pasur motive islamiste, sepse gjatë kontrollit të banesës në një mur u konstatua i vizatuar një flamur i organizatës terroriste "Shteti Islamik”.