Gjermani: Pesë pika për daljen nga kriza e fuqisë punëtore
7 Shtator 2022Përfaqësues të qeverisë, biznesit dhe shoqërisë civile biseduan të mërkurën, 7,09.22, në Berlin mundësitë e daljes nga kriza e mungesës së fuqisë punëtore.Sipas ministrit gjerman të punës, Hubertus Heil, SPD, koalicioni aktual tripartiak ka vendosur t'i kundërvihet trendit gjithmonë në rritje të mungesës së fuqisë punëtore me kundërmasa në pesë fusha.
Forcimi i arsimit profesional dhe trajnimeve
Së pari, arsimi: Koalicioni do të forcojë arsimin dual, pra, shkollë dhe punë paralelisht. Projekti i ri synon arsim më të orientuar nga profesionet. Ministrja gjermane e arsimit, Veç kësaj Gjermania do të investojë më shumë në shkolla në mënyrë që arsimi të bëhet në përputhje me kërkesat e kohës. Bettina Stark-Watzinger, FDP, tha se edhe shkollat e mesme do të marrin tituj ekselence, sikurse prej disa vitesh praktikohet në Gjermani për shkollat e larta.
Është e rëndësishme që kualifikimi i mesëm të trajtohet sikurse edhe kualifikimi universitar dhe jo në konkurrencë me të." Na nevojiten të dy në vendin tonë dhe të dy kanë të njëjtin rang."
Ministri i punës, Heil tha se synimi është që asnjë i ri të mos humbasë orientimin pas shkollës, tha Heil. Flasim për mangësi të fuqisë punëtore, por kemi 50 mijë të rinj që dalin nga shkollat pa diploma, tha Heil.
Së dyti, trajnimet dhe kualifikimet shtesë. Sipas ministres gjermane të arsimit, Stark-Watzinger, së shpejti do të prezantohet edhe një strategji kombëtare e trajnimeve dhe kualifikimeve profesionale.
Rritja e potencialeve të brendshme dhe të jashtme
Së treti, rritja e potencialeve të punës brenda vendit. Kjo nënkupton nga njëra anë, lehtësime për kushtet e punës së grave. Lehtësimet do të jenë tatimore, por edhe lehtësime për kombinim më të mire të jetës profesionale me atë familjare.
Së katërti, drafti parashikon përmirësimin e cilësisë së punës si edhe një kulturë pune më e orientuar nga punëtorët, që do të bëjë që të punësuarit të jenë të shëndetshëm dhe të motivuar. Kjo është një masë, që vlen sidomos për ato profesione që kanë kushte jo shumë të mira pune, si për shembull sektori I kujdesit geriatrik.
Së pesti, imigracioni I fuqisë punëtore të kualifikuar. Në vjeshtë, qeveria do të ofrojë një draft të ri të ligjit të migracionit. Ai parashikon lehtësime në marrjen e vizitës së punës dhe marrjen e shtetësisë edhe pas tre vjetësh qëndrimi në Gjermani.
Kërcënim për mirëqenien
Sipas një studimi të bërë me porosi të ministrisë së punës del në pah se ekonomia do ta ketë gjithnjë e më të vështirë të gjejë staf të kualifikuar. Deri në vitin 2026 do të mungojnë 240 000 fuqi punëtore. Shkaku kryesor qëndron në plakjen e popullsisë, por edhe në ndryshimet strukturore të ekonomisë, digjitalizimi, dhe dekarbonizimi, Me fjalë të tjera, ndërsa popullsia plaket dhe më shumë dalin në pension, në shumë vende pune nevojiten më shumë informaticienë. Dhe në industri do të kalohet nga motorat e benzinës tek bateritë. Mungesa e fuqisë punëtore po bëhet kërcënim për mirëqenien, tha minisri Habeck
Do të zgjasë më shumë derisa të zihet një vend i liruar pune. Ministri gjerman i ekonomisë, Robert Habeck, theksoi se presioni është shumë i madh. „Në bashkëpunim me biznesin, sindikatat dhe politikanët duhet të punojmë që t'i përdorim dhe t'i nxisim potencialet fuqisë punëtore të kualifikuar – të brendshme dhe të jashtme."
Mangësi stafi të kualifikuar ka në teknologjinë informative, në edukim, shëndetësi dhe hoteleri, por edhe në industrinë e metalit dhe elektroteknikë. Të prekur janë kryesisht profesione, ku dominojnë burrat, si në ndërtim dhe në zejtari.
Kritika ndaj draftit të strategjisë së re
Strategjia e re nuk i ka lënë të gjitha palët të kënaqura. Problemi nuk qëndron te njohja e problemeve, por te zbatimi, tha kryetari i Lidhjes së Nëpunësve, Ulrich Silberbach.
Sipas tij që tani sektorit publik i mungojnë mbi 360 mijë nëpunës, ndërkohë që kemi përpara një valë të re pensionimesh."
Strategjisë së deritanishme i mungon një qasje bindëse gjithëpërfshirëse dhe strategjike, tha kryetari i Shoqatës së Zejtarëve, Hans Peter Wollseifer. Ai tha se I mungon busulla.