Gjermania dhe Japonia do të bashkëpunojnë në luftë kundër ndryshimit të klimës
29 Gusht 2007Reklamë
Gjermania dhe Japonia do të bashkëpunojnë ngushtë me njëra-tjetrën në luftë kundër ndryshimit të klimës. Në celje të vizitës së saj në Japoni, kancelarja Angela Merkel dhe kryeministri japonez Shinzo Abe përforcuan dëshirën e tyre të përbashkët për ta reduktuar në mënyrë drastike nxjerrjen e gazrave të dëmshëm për klimën. Merkeli tha pas një takimi me Abe-në, se Japonia do ta bëjë njësoj si Gjermania mbrojtjen e klimës pikërëndesë të takimit të G-8-ës.