1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gjermania dhe Japonia janë për ruajtjen më të mirë të klimës

30 Gusht 2007
https://p.dw.com/p/BZZC


Gjermania dhe Japonia duan të bashkëpunojnë edhe më ngushtë për ruajtjen e klimës. Kancelarja Angela Merkel në Tokio deklaroi se Evropa nuk duhet të jetë e vetmuar në këtë çështje. Edhe Japonia duhet të luan një rol vendimtar, tha Merkel e cila rikujtoi rezultatet e samitit të G8 në Hailigendam. "Natyrisht që ekzistojnë dallime mes SHBA dhe evropianëve. Pjesërisht ka dallime edhe mes nesh, por ajo që ka ndryshuar është që secili e ka marrë seriozisht përgjegjësinë e përbashkët për klimën. Deri në vitin 2009 duhet të miratohen marrëveshjet që duhet të zbatohen prej vitit 2013", theksoi Merkel.
Kryeministri japonez Shinzo Abe, tha se të gjitha normat duhet të harmonizohen me marrëveshjen që duhet të pasojnë atë të Kjotos. Në ditën e dytë të vizitës, kancelarja Merkel do të pritet sot edhe prej princit Akihoito. Në përfundim të vizitës është planifikuar pjesëmarrja në një manifestim ekonomik në Keidanren.