1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gjermania në limitet e saj

26 Dhjetor 2022

Që gjatë pandemisë së Coronës, për shkak të avarive të ndryshme, bota jashtë pyeste, nëse ky vend është Gjermania që njohim. Edhe tani Gjermania duket shumë e ngarkuar. Një udhëtim nëpër një vend në limitet e tij.

https://p.dw.com/p/4LPsa
Deutschland Chaos und Menschenmassen am Hauptbahnhof Hamburg
Stacioni kryesor i trenit, HamburgFotografi: Eibner/imago images

Bonn, fund nëntori, raporti i Agjencisë Federale të Rrjetit: Operatori mobil gjerman "Telefonica Deutschland", "Deutsche Telekom" dhe Vodafone kishin marrë përsipër detyrimin që deri në fund të vitit 2022 në 500 zona të pambuluara të ngrinin stacione transmentimi. Realisht janë ngritur vetëm 95 syresh. Gati 3% e sipërfaqes gjermane nuk ka valë, zona pas rrjeti 4G/LTE dhe as sinjal 5G.

Lüdenscheid, 2. dhjetor: Ura e autostradës 45 feston përvjetorin, por prej 365 ditësh është e mbyllur për të gjithë trafikun. Gjendja e urës është kaq e keqe, sa nuk lejohet të kalojnë as automjetet e vogla. Që nga kjo kohë ura as nuk është hedhur në erë, dhe as nuk janë dhënë porosi për ndërtimin e saj. Udhëtarët duhet prej 12 muajsh të përdorin rrugë të ndërmjetme dhe të durojnë bllokimin e trafikut me orë. Në të gjithë Gjermaninë 4000 ura janë në gjendje kritike.

BG Solidaritätsaktionen mit der Ukraine
Mesazh i artistëve - Le të ndërtojmë një urëFotografi: Markus Klümper/dpa/picture alliance

Mesazh në Twitter, 4. dhjetor: Trenat ICE Hamburg-Berlin janë kaq të tejmbushuar, saqë nuk mund të nisen për 20-30 minuta. Trenat pastaj lëvizin ngadalë, personeli dhe njerëzit pa rezervim duhet të zbresin. Claus Weselsky, kreu i Shoqatës së Makinistëve të Lokomotivave thotë "se punonjësit e hekurudhës dhe unë turpërohemi për atë që duhet t'i ofrojmë shoqërisë."

Mungesë mësuesish, edukatore/ësh, dhe kujdestarësh shëndetësorë

Hohenstein-Ernstal, Saksoni, 12. dhjetor: Për shkak se nuk zhvillohen shpesh orë mësimi nga mungesa e mësuesve, prindërit i shkruajnë letër ministrit të Kulturës. Plani mësimor në Shkollën e Nivelit të Dytë në Sachsenring ndryshon, ora e edukatës fetare nuk jepet më. Biologjia në klasën e 8 nuk ofrohet. Në klasën e 7 nuk ka mësim në muzikë dhe lëndën e edukatës shoqërore. Në shkollat gjermane mungojnë 40.000 mësues, landi i Saksoni-Anhalt kërkon tani mësues me "speeddating". Në të njëjtën kohë publikohet një studim ku theksohet, se çdo i pesti nxënës i shkollës fillore nuk arrin standardet minimale të gjermanishtes dhe matematikës.

Rheinberg, 13. dhjetor: Për shkak se një kopsht publik i qytetit duhet të mbyllet dy ditë për shkak të mungesës së personelit, dhe kjo jo për herë të parë, një nënë e zemëruar, merr djalin dhe shkon drejt e tek kryetari i bashkisë, që të kujdeset për të që ajo të shkojë në punë. Kryebashkiaku ndërpret takimin dhe bisedon me nënën. Ajo i raporton për një nënë që nuk shkoi në kimioterapi, sepse nuk kishte ku të linte djalin. Më shumë se 100.000 edukatore dhe edukatorë i mungojnë Gjermanisë.

Kindertagesstätte in Baden-Württemberg
Kopsht në Baden-VyrtembergFotografi: picture alliance/dpa

Deklaratë anonime e një kujdestareje shëndetësore në emisionin e televizionit ZDF, 13 dhjetor për turnin e saj në urgjencë. "Kam përjetuar që koha e pritjes në urgjenca ndërkohë shkon deri në 40 orë, dhe që pacientin në këto 40 orë as nuk e sheh. Dhe kur shkon ndonjëherë në dhomë, ka pacientë që kanë vdekur, megjithëse nuk ishte e nevojshme të ndërronin jetë. Në stacionet e trajtimit intensiv në Gjermani mungojnë rreth 50.000 infermierë intensivi.

Klinikat e fëmijëve në limite, avaria me tanket e ushtrisë, mungesa e ilaçeve

Berlin, thirrje për ndihmë e një infermiereje, 14 dhjetor: "Thjesht nuk kemi personel. Në dekadat sa unë punoj, nuk e kam përjetuar kurrë më parë një paqëndrueshmëri të tillë në punë të infermierëve dhe mjekëve. Kush ka mbetur nga ne duhet të aktivizojë forcat e fundit që të funksionojë në njëfarë mënyre trajtimi mjekësor." Për shkak të mungesës së personelit nuk mund të vihen në përdorim rreth 40% e shtretërve të trajtimit intensiv të fëmijëve në klinika. Fëmijët e sëmurë ne Berlin duhet pjesërisht të zhvendoseshin në Rostock, 200 km larg.

Berlin, E-maili i fortë i gjeneralmajorit, Ruprecht von Butler për inspektorin e ushtrisë pas një trajnimi ushtarak, i publikuar në "Spiegel" më 17 dhjetor. Nga 18 tanke gjermane të teknologjisë së lartë Puma asnjë prej tyre nuk është më i aftë për përdorim pas trajnimit. Para 20 vjetësh Bundeswehri kishte porosotur 350 tanke  Puma të teknologjisë së lartë, 17 milionë euro për një tank. Deri tani ky tank nuk është i aftë për përdorim. Nuk është vetëm tanku Puma, problemi i vetëm. Ushtria gjermane ka shumë probleme të tjera.

Deutschland Schulunterricht Corona im Winter
Fotografi: Frank May/dpa/picture alliance

Diku në Gjermani, 17. dhjetor: Një fëmijë ka temperaturë, bajamet e skuqura, në klinikë nëna mëson diagnozën e streptokokëve dhe i jepet receta për penicilin. Asnjë nga farmacitë ku telefonon kjo nënë nuk e ka penicilinën rezervë. Gjendja e fëmijës keqësohet. Nëna e dëshpëruar merr recetë për një antibiotik zëvendësues, por as ky nuk gjendet menjëherë në farmaci. Në fund ajo e merr ilaçin nga një nënë e panjohur përmes një grupi whatsapp. Ajo kishte një pako të pahapur.

Dhoma të ftohta, mjekë të sëmurë, digjitalizim i ngadaltë

Bergisch Gladbach, e dielë, 18. dhjetor. Në një shkollë të qytetit pëson defekt sistemi qendror i ngrohjes. Në të gjitha klasat temepratura shënon 10 gradë. Për ditë me radhë nuk zhvillohet mësimi, vetëm disa provime në disa klasa që ngrohen me radiatorë.

Deutschland | Verteidigungsministerin Christine Lambrecht
Fotografi: Philipp Schulze/dpa/picture alliance

Mesazh në twitter i punonjëses së një klinike gjermane, 20 dhjetor: "Sot tre mjekë të sëmurë, plus katër mjekë asistentë, përfshirë terapinë kundër dhimbjes. [...]Në pavionin e trajtimit intensiv ka shumë të sëmurë, nesër takim krize për shkak të ditëve të festave. Më ka ardhur në majë të hundës. Nuk vazhdohet më kështu." Gerald Gaß, kreu i Shoqatës së Spitaleve Gjermane paralajmëron: "Ne aktualisht kemi një mungesë personeli për shkak të sëmundjeve nga 9-10%, që do të thotë, se çdo i dhjeti punonjës është i sëmurë."

E enjte, 22.dhjetor: Gerd Landsberg nga Shoqata e Qyteteve dhe Komunave Gjermane mbi një ligj që duhet të mundësojë aplikimin online të patentës deri në fund të vitit 2022, por komunat nuk ia dolën dot. "Ne jemi pra një vend shumë burokratik, me një strukturë të komplikuar. Kemi probleme pajisjesh dhe personeli." Në mes 35 vendeve europiane, Gjermania zë vendin e 21 për shkallën e digjitalizimit.

 

Një burrë i gjatë i hollë me flokë verdha dhe këmishë të zezë duke parë serioz në drejtim të kamerës
Oliver Pieper gazetar për politikën dhe shoqërinë gjermane, si dhe për çështjet e Amerikës së Jugut.