Goditje kundër opozitës - Dita e parë në Pakistan nën hijen e gjendjes së jashtëzakonshme
4 Nëntor 2007Në Pakistan gjendja e jashtëzakonshme po shoqërohet me një valë të gjerë arrestimesh. Forcat e rendit të presidentit-gjeneral Musharaf kanë arrestuar ose kanë vendosur në arrest shtëpiak politikanë të opozitës, ndër ta edhe kryetarin e komisionit pakistanez të të drejtave të njeriut, Asma Jehangir. Zëdhënësi i partisë opozitare Liga Myslimane e ish-kryeministrit Navaz Sharif në Islamabad tha, se përpara lindjes së djellit erdhi policia dhe morri me vete dhjetra funksionarë dhe antarë të partisë.
Eksperti për politikën e Pakistanin Ikram Beghal shprehet i sigurtë, se Musharafi të gjitha këto i ka planifikuar me kohë: "Unë mendoj, se kushdo e ka parashikuar këtë. Mendimi se diçka mund të ndodhë u përforcua qysh të enjten më 1 nëntor tek pritej vendimi, nëse Musharafi në fillim të tetorit u zgjodh me të drejtë ose jo. Ndërsa të shtunën më 3 nëntor trupat depërtuan në qytet me argumentimin gjoja për shkak të terroristëve. Por në analizë të thellë, kuptohet, që pritej vetëm vendimi i gjykatës supreme për të ndërmarrë hapa të tilla."
Gjykata supreme duhej të sqaronte, nëse Pervez Musharaf mund të kandidonte në zgjedhje duke qenë njëkohësisht komandant i forcave të armatosura. Musharafi me sa duket llogariste më shumë me një vendim negativ. Ndaj ai vendosi gjendjen e jashtëzakonshme. Të shtunën pak pas mesnatës në televizionin shtetëror pakistanez u transmetua muzikë festive. Presidenti-gjeneral përshëndeti popullin e tij.
Musharafi publikoi deklaratën e tij për vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme. Ai foli një orë të tërë. Ai përmendi dhunën e ekstremistëve dhe terroristëve si dhe ndërhyrjen përmes drejtësisë dhe medieve. "Pakistani ndodhet në rrugën e destabilizimit dhe unë nuk mund të lejoj, që ky vend të kryejë vetëvrasje. Ndaj mu desh të ndërmarrë një aksion për të siguruar transformimin demokratik, që e kam iniciuar përpara tetë vjetësh."
Presidenti-gjeneral shtoi, se ai do t´i përmbahet tranzicionit për në demokraci. Ende gjatë natës së parë të gjendjes së jashtëzakonshme u shkarkua gjyqtari suprem Shaudri dhe u vendos në gjendje arresti. Ai u zëvendësua me një tjetër gjyqtar. Udhëheqësja e opozitës Benazir Buto, e cila po atë natë ishte kthyer prej Dubait në Karaçi, deklaroi, se Musharafi po e çon Pakistanin edhe më shumë drejt diktaturës.
Për të hënën më 5 nëntor partitë e opozitës dhe avokatët mbrojtës kanë bërë thirrje për protetsta kundër gjendjes së jashtëzakonshme dhe kësisoj edhe kundër presidentit dhe komandantit të ushtrisë, Musharaf.