1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

"Gratë sillen më shumë në mbrojtje të mjedisit"

8 Tetor 2022

Raporti i IPCC: „Gratë i japin prioritet ndryshimit të klimës: në zgjedhjet politike, në punë, kur blejnë dhe kur angazhohen në komuna.“

https://p.dw.com/p/4Hs87
Deutschland Frau mit Regenschirm am Federsee
Fotografi: Thomas Warnack/dpa/picture alliance

Në këtë mënyrë barazia më e madhe midis burrave dhe grave mund të ngadalësojë madje ndryshimin e klimës. Sepse gratë shkaktojnë më pak emisione të dioksidit të karbonit se sa burrat. Ato hanë me qëllim më pak mish dhe i përdorin më pak automobilat, thotë një studim tjetër i IPCC (Intergovernmental Panel of Climate Change) për zgjidhjet në çështjet e klimës, botuar në prill të këtij viti.  

Në Gjermani dhe Suedi për shembull burrat përdorin tetë deri 22 përqind më shumë energji se gratë. 

"Gratë sillen më shumë në mbrojtje të mjedisit,” thotë Minal Pathak, një nga shkencëtaret kryesore të IPCC. Kjo ka shpesh të bëjë me faktin që gratë janë më pak në gjendje të kenë stil jete që rëndon shumë ambientin. ”Në këtë mënyrë kjo shpesh nuk ka të bëjë me vendimet që gratë i marrin në mënyrë të ndërgjegjshme." 

Bangladesch Frau auf der Suche nach Trinkwasser nach Überflutungen durch den Monsunregen
Fotografi: Mortuza Rashed/DW

Megjithatë, sipas raportit të IPCC, ndotja që shkakton qymyri është më e vogël në vendet ku gratë kanë të drejta më të mëdha për të marrë pjesë në vendimet politike, kjo shihet edhe nëse merren parasysh të ardhurat dhe faktorë të tjerë. Pëveç kësaj gratë ndikojnë më shumë tek ndryshimet strukturore se sa burrat. Kështu, sipas studimeve shkencore të bëra që nga Suedia deri në Ugandë, që nga India deri në Filipine, mes kokave drejtuese të lëvizjes së protestës „Fridays for future" marrin pjesë shumë më tepër gra dhe vajza. 

Gratë i japin prioritet ndryshimit të klimës

Ka edhe shembuj vendesh ku gratë kanë penguar ose pengojnë politikën në mbrojtje të klimës. Kështu për shembull qeveria e ish-kancelares gjermane Angela Merkel, bllokoi reformat e BE-së në industrinë e automobilëve. Megjithatë zakonisht politika e grave, thonë shkencëtarët, është më pak dëmtuese për mjedisin se sa e burrave. 

Indien | Dichter Nebel in Delhi
Fotografi: David Talukdar/Zuma/picture alliance

Raporti thotë po ashtu, se mes gjithë sektorëve të shoqërisë, gratë i japin prioritet ndryshimit të klimës: në zgjedhjet politike, në punë,  kur blejnë dhe kur angazhohen në komuna. Ato angazhohen për mjedisin më shpesh se burrat dhe e mohojnë shumë më pak se burrat ndryshimin e klimës. 

Në përfundim shkencëtarja e IPCC, Pathak, thotë se nëse përmirësohet pjesëmarrja e grave si dhe mundësia që ato të angazhohen në politikë, përmirësohet automatikisht mbrojtja e klimës. "Vendet ku gratë kanë të drejtë më të madhe fjale – e zhvillojnë më shpejt mbrojtjen e klimës."