1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Greqia heq pengesën e fundit për të marrë 2,5 miliardët

AG/Lindita Arapi26 Korrik 2013

Të enjten në mbrëmje, Greqia arriti të kapërcejë edhe pengesën e fundit për pagimin e këstit të ri të kredive emergjente në vlerë 2,5 miliardë euro. Parlamenti grek vendosi për ristrukturimin e administratës shtetërore.

https://p.dw.com/p/19EVO
Fotografi: Reuters

Para livrimit të këstit tjetër të krediteve të emergjencës, Greqia duhet të plotësonte disa kushte për paradhënësit ndërkombëtarë. Duket se këto kritere vendi i zhytur në krizë i ka plotësuar tashmë. Parlamenti në Athinë e vulosi në një seancë të përshpejtuar të enjten në mbrëmje, kuadrin ligjor për reduktimin e vendeve të punës në administratën shtetërore, si edhe ligjin e ri të tatimeve. Me këtë plotësohen të 22 "kriteret prioritare të partnerëve europianë dhe të Fondit Monetar Ndërkombëtar, FMN. Greqia pret livrimin e 2,5 miliardë eurove.

Konkretisht bëhet fjalë për kalimin e 4.500 nëpunësve të shtetit në të ashtuquajturën "rezervë mobiliteti", e cila parasheh zhvendosjen e vendit të punës në administratë apo edhe largimin nga puna brenda tetë muajve. Gjatë një kontrolli ishte zbuluar një boshllëk, i cili u përmbyll me futjen në listë nga ana e Ministrisë Greke të Arsimit të 245 mësueve të kualifikuar në listën e rezervës. Këta ishin nxjerrë nga paketa e fundit e masave të kursimit vitin e kaluar. Deri në fund të këtij viti sipas planifikimit duhet të futen në listën rezervë 25.000 nëpunës grekë.

Jeroen Dijsselbloem, kreu i eurogrupit
Jeroen Dijsselbloem, kreu i eurogrupitFotografi: picture-alliance/dpa

Pa plotësimin e kushteve nuk ka para

Ligjet për administratën dhe një rregullore e re për tatimet u miratuan me votat e koalicionit të konservatorëve dhe socialistëve. Ristrukturimit të administratës shtetërore iu hap rruga javën e shkuar me vendimin për largimin nga puna të mijëra nëpunësve deri në vitin 2015 dhe zvogëlimin e aparatit shtetëror grek, të tejfryrë.

Kreu i eurogrupit, Jeroen Dijsselbloem kishtë bërë të ditur të mërkurën se të 2,5 miliardë eurot do të livrohen vetëm në parlamenti grek vendos pro masave të kërkuara nga europianët. FMN-ja, Komisioni Europian, dhe Banka Qendrore Europiane i kanë ofruar Greqisë në krizë në korrik 6,8 m,iliardë euro deri në vjeshtë. Por për shkak të vonesave në plotësimin e kritereve u vendos që ndihma të copëzohej në këste. Nga kjo shumë tanimë do të rrjedhë kësit i parë prej 2,5 miliardë eurosh.

Sipas njoftimeve në media, eurogrupi mblidhet të premten Bruksel për të diksutuar përfundimisht livrimin e parave. Një prononcim i Dhomës gjermane për Buxhetin në Bundestag pritet ditën e hënën. Edhe vendet e tjera të eurozonës do të japin vlerësimin e tyre deri më 29 korrik. Kështu është shprehur kreu i vendeve të eurozonës, Dijsselbloem.