1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Greqia në krizë të re politike?

dpa/Mimoza Kelmendi21 Qershor 2013

Gati një vit pas zgjedhjeve, Greqia ndodhet në një krizë të re qeveritare. E Majta Demokratike braktis koalicionin qeverisës. Samaras vazhdonqeverisjen me Pasok-un.

https://p.dw.com/p/18txW
Fotografi: reuters

Edhe në takimin e tretë brënda katër ditësh tre partitë greke të koalicionit qeverisës nuk ranë dakord lidhur me çështjen për mbylljen e radiotelevizionit shtetëror, ERT dhe hapjen e një organizmi të ri. Mosmarrëveshjet e reja u bazuan tek kundershtimet e liderit të së Majtës Demokratike, Fotis Kuvelis ndaj vendimit te kryeministrit Samaras. Të majtët demokratë u shprehën të vendosur për daljen nga koalicionit. Megjithatë mbetet që sot të vendoset përfundimisht nga grupi parlamentar. Kreu i DIMAR, Fotis Kuvelis pas takimit deklaroi se do të tërhiqet nga qeveria trepalëshe. Kryeministri Antonis Samaras deklaroi në televizion se ai do të vazhdojë edhe më tej qeverisjen e vendit, edhe me një patner më pak. Samaras sqaroi se vendi nuk do të shkojë në zgjedhje të parakohshme dhe qeveria do të vazhdojë punën e saj të reformave me PASOK-un. Ai tha se shpreson që DIMAR të ndryshojë qëndrimin në mënyrë që qeveria trepalëshe të vazhdojë punën.

Samaras nga ana e tij e ka përjashtuar mundësinë e një krize të re qeveritare. Ai i bëri thirrje të Majtës Demokratike që të mbështesë qeverinë e tij të paktën me abstenimet. Samaras nga Nea Dimokratia konservatore dhe Pasok-u demokratik kanë së bashku vetëm një shumicë me diferencë të ngushtë në Parlament. Në kushtet e reja qeveria greke tani ka mbeshtetjen e vetëm 153 deputetëve të konservatorëve dhe socialistëve nga gjithësej 300 në Parlament duke sjellë më pranë se kurrë zgjedhjet e parakohshme dhe një destabilizim total të vendit. Në orët e ardhëshme pritet që kryeministri Samaras të kërkojë votëbesim të qeverisë nga Parlamenti. Në rast se qeveria nuk merr shumicën, pra jo më pak se 120 vota, presidenti Papulias duhet të mandatojë liderin e shumicës Antonis Samaras për të krijuar një qeveri të re.

Griechenland Sitzung im Parlament
Parlamenti i GreqisëFotografi: Reuters