Highlights në Panairin e Automobilëve në Gjenevë
Një vit pas krizës prodhuesit europianë të automobilëve takohen në atmosferën e shenjave pozitive në Panairin e Gjenevës. Për herë të parë që nga viti 2007 biznesi është në rritje të vazhdueshme.
Toyota duke dalë gradualisht në skenë
Në sallonin e 84 të Gjenevës 250 ekspozues prezantojnë rreth 100 premiera botërore dhe europiane, si p.sh. Toyota Aygo duke u shfaqur në skenë. Makinat me elektricitet ndonëse kanë humbur paksa nga vëmendja, me motorët e tyre të konceptuar për kursim energjie dominojnë kundrejt makinave klasike. Madje kësaj kategorie makinash nuk i mungojnë as motorët e fuqishëm.
Një veturë që tërheq vëmendjen
Në Gjenevë Audi prezanton brezin e tretë të veturës sportive Coupé TT. Që prej 16 vjetësh prodhuesi në Ingolstadt e ka në program këtë tip automjeti, por kohët e fundit këto vetura sportive nuk kanë qenë shumë të kërkuara. Tani seria e re synon të rizgjojë interesin për këtë segment. Në pavionin e Audit në panair prezantohet edhe kabrioleti i ri S3 me 300 kuajfuqi.
Vetura e madhe që deri më sot ka qenë e vogël
Simotra e Audit, Volkswageni e ka marrë disi më me qetësi prezantimin në Gjenevë. Volfsburgasit do të prezantojnë variante të ndryshme të tipit Polo, ndër të tjera Cross-Polo si dhe Scirocco. Por duhet theksuar se seria Polo ndërkohë nuk e meriton më të quhet veturë e vogël, sepse kaq e madhe sa është ajo sot, s'ka qenë asnjëherë asnjë veturë WV Golf e Volkawagenit.
Opel Adam Rocks
Edhe një veturë tjetër e vogël: Opel i ka dhënë automjetit të vogël mjaft të sukseshëm Adam një imazh të ri offroad dhe e ka emërtuar atë Opel Adam Rocks. Koncerni Opel ka shenja që po e rimerr veten nga kriza. Një tregues për këtë është fakti, që Karl-Thomas Neumann është i pari shef i Opelit, i cili merr pjesë tri herë radhazi në panairin e Gjenevës.
Francezja e vogël
Twingo e Renault: Kur u shfaq për herë të parë në vitin 1993 ky tip veture ishte një surprizë me dizenjon e veçantë. Tani francezët sërish po ndjekin shtigje të reja duke i dhuruar veturës së vogël një motor të pasmë. Twingo e re është i pari model i prodhuar në bashkëpunim me filialin e Daimlerit Smart.
Dragoi i kuq
Një befasim i ri nga Kina: Qoros vitin e kaluar në Gjenevë prezantoi limuzinën kompakte Qoros 3. Sivjet kinezët vijnë me një variant të ri të quajtur Hatch. Dizenjoja është konceptuar nga Gerd Volker Hildebrand, edhe ky si zëvendësshefi Volker Steinwascher është gjerman.
Koncept korean
Në garazh me siguri mund t'i japësh edhe një dorë makinës për ta perfeksionuar, por Intrados së Hyundait nuk ia kalon dot. Me këtë studim koreanët shpalosin vizionin e tyre për mobilitetin e së ardhmes. Zhvilluesit e këtij koncepti në selinë në Rüsselsheim janë frymëzuar nga astronautika duke përdorur materiale moderne, motor me efiencë të lartë dhe dizenjo funksionale.
Veturë familjare bavareze
I kthehemi së përditshmes: Një revolucion i tipi bavarez. Sepse ky automjet i quajtur Active Tourer jo vetëm që është i pari furgon i BMW, por ai ka edhe një motor në rrotat e përparme. Kjo makinë është e para e serisë së re të Coupé 2 - konkurrentët e saj janë Golf Sportsvan, që sapo ka dalë në treg dhe Mercedes B-Klasse.
Eleganca e S-Klasse
E meqënëse përmendëm Mercedes: Në Gjenevë koncerni prezanton modelin e klasës S-Klasse Coupé. Nëse klienti dëshiron, xhamat mund të pajisen edhe me kristalet Swarovski. Për herë të parë në Europë prezantohen edhe veturat e reja të tipit C-Klasse si dhe V-Klasse, kjo e fundit synon ta spostojë furgonin legjendar të VW.
Veturë jo e përshtatshme për familje
Por ka edhe diçka ekstra në rast se nëna dhe babai duan të udhëtojnë një herë vetëm pa fëmijët: Huracan nga shtëpia Lamborghini do të zëvendësojë Gallardon. Se ç'ofron kjo veturë e re, mjafton t'u hedhësh një sy shifrave: Motori V10, kapaciteti 610 kuajfuqi, shpejtësia nga zero brenda tri sekondash arrin në 100 km/orë. Çmimi nga 200.000 euro e sipër.
Edhe një surprizë
Jo më pak se 180.000 euro duhet të paguajë ai që dëshiron ta ketë të vetën këtë Ferrari të re. Motori i California T ka një kapacitet prej 560 kuajfuqi, me ndihmën e një karikimi Bi-Turbo xhiroja e momentit arrin në plot 750 metra Newton. Italianët premtojnë se janë kujdesur edhe që të ruhet zhurma tipike e Ferrarit.
E mbrojtur mirë
Dhe së fundi prezantimi më origjinal në Gjenevë: Citroën Cactus. E veçanta janë dyert me veshje mbrojtëse nga jashtë, ka shumë arsye përse ia vlen kjo. Por me Cactus si dhe me pasuesit e veturave të vogla Citroën C1 e Peugeot 107 koncerni PSA i tronditur thellë synon të dalë nga kriza.