Hop në karrierë për Richard Grenell
20 Shkurt 2020Presidenti amerikan, Donald Trumpi vlerëson besnikërinë. Nga kjo përfiton edhe Richard Grenell, ambasadori amerikan në Berlin, përkrahës i flaktë i presidentit amerikan. Ambasadori amerikan në Berlin, Richard Grenell do të jetë koordinatori i ri drejtues i shërbimit sekret në Shtëpinë e Bardhë- Këtë e bëri të ditur presidenti amerikan në twitter. "Rick e ka prezantuar vendin tonë shumë mirë dhe gëzohem që do të jetë punoj me të."
Grenell zëvendëson në këtë post, Joseph Meguire. Grenell, anëtar i partisë republikane konsiderohet edhe mbështetës pa rezerva i presidentit Trump, dhe gjithmonë e përmend lidhjen e mirë që ka në Shtëpinë e Bardhë. Gjatë kohës si ambasador në Gjermani, Grenell zuri kryetitujt e gazetave gjermane me deklarata polarizuese dhe kritikë të ashpër për politikën gjermane, gjë që është e pazakontë për një diplomat.Drejtori i shërbimeve sekrete, DNI, të cilën do ta marrë Grenell ka si detyrë të koordinojë punën e shërbimeve sekrete. Këtë detyrë, sipas zëdhënësit të Richard Grenell, ai do ta mbajë detyrën e re për një periudhë të kufizuar kohe, dhe se do të vazhdojë të jetë ambasador në Berlin dhe i dërguar i posaçëm për Kosovën.
Vitin e kaluar, Grenell u emërua nga presidenti Trump si i dërguar i posaçëm i SHBA për dialogun Kosovë-Serbi. Së fundmi në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih (14-16.02)me ndërmjetësimin e ambasadorit amerikan, Richard Grenell u nënshkrua të premten marrëveshja për hekurudhën dhe autostradën Serbi-Kosovë në prani të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, atij serb, Aleksandar Vuçiq.
la/ml/mak (dpa, rtr)