1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

040411 IAEA Atom-Sicherheitskonferenz

5 Prill 2011

Konventa për sigurinë bërthamore u përpunua si reagim ndaj katastrofës atomike të Çernobilit (1986) dhe synon ta përmirësojë sigurinë bërthamore në botë.

https://p.dw.com/p/10nnt
Yukiya Amano, i bindur se bota do të ketë nevojë edhe në të ardhmen për energji atomikeFotografi: AP

Konventa hyri në fuqi më 24 tetor 1996 dhe është nënshkruar deri tani nga 72 shtete. Çdo tri vjet në Vjenë kryhet një verifikim i zbatimit të saj. Të hënën (04.04.) filloi në Vjenë takimi i pestë i këtij lloji.

Shefi i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore IAEA, japonezi Yukiya Amano mbetet i bindur se bota do të ketë nevojë edhe në të ardhmen për energji atomike, kjo megjithë lajmet e rënda nga atdheu i tij. Megjithatë, puna nuk duhet të vazhdojë sikur nuk ka ndodhur asgjë, tha ai. "Shqetësimet e miliona njerëzve në të gjithë botën për sigurinë e fuqisë atomike duhen marrë seriozisht. Respektimi i rreptë i standardeve ndërkombëtare të sigurisë dhe transparenca e plotë në kohë të mira dhe të këqia kanë rëndësi jetësore, për të fituar besimin publik në fuqinë atomike."

Japan Fukushima radioaktives Wasser Atomkraftwerk
Ujë me radioaktivitet derdhet në det, FukushimaFotografi: picture-alliance/dpa

Situata në Fukushima mbetet shumë serioze, deklaron Amano. Detyrë parësore mbetet edhe më tej, vënia nën kontroll e krizës dhe stabilizimi i reaktorëve. Por, sipas shefit të Organizatës së Energjisë Atomike: "Ne duhet të nisim që të reflektojmë për procesin dhe ta vlerësojmë atë"

Një rast i mirë për këtë do të ishte teorikisht Konferenca e Verifikimit të Konventës për Sigurinë Atomike, konferencë e cila filloi të hënën. Konventa hyri në fuqi në tetor 1996 dhe deri tani mbetet dokumenti i vetëm me peshë në këtë fushë. Synimi i saj është ndër të tjera: krijimi i standardeve të njësuara ndërkombëtare në centralet atomike dhe masa të mjaftueshme për parandalimin e rasteve të emergjencës.

Logo IAEA mit Fragezeichen Symbolbild Grafik

Për shtetet nënshkruese- deri tani 72- Konventa përmban detyrimin që në një herë në tri vjet të paraqesin një raport nacional për vënien në jetë të synimeve. Diskutimi i hollësishëm i këtyre raporteve gjatë takimeve të verifikimit synon t'i shërbejë qëllimit që të gjitha shtetet të respektojnë standarde të larta në sektorin bërthamor, edhe përmes njëfarë presioni ndaj shteteve të tjera pjesë të marrëveshjes.

Megjithatë, standardet e sigurisë të formuluara në Konventë dhe procedurat e miratimit kanë vetëm një karakter stimulues, siç shprehet IAEA. Vënia në jetë në praktikë mbetet çështje e shteteve të veçanta dhe as mund të kontrollohet, as të imponohet. Edhe në rastin e Japonisë, IAEA mbetet e varur nga informacionet e qeverisë japoneze.

Autor: Jörg Pass/ Auron Dodi

Redaktoi: Aida Cama