Imigrantët në Irlandë përjetojnë krizën e rëndë financiare në vend & Të huajtë e kualifikuar në Gjermani kanë pak shance për punë
3 Dhjetor 2010Irlanda është përballur me një numër të madh imigrantësh në kohën e zhvillimit të saj më të madh ekonomik. Por tani gjërat kanë ndryshuar, sepse shumë imigrantë kanë mbetur pa punë dhe detyrohen të kthehen në vendlindjet e tyre. Shtetasit e vendeve tjera anëtare të Bashkimit Evropian, në veçanti polakët, kishin shkuar në një numër të madh në Irlandë në pjesën e parë të kësaj dekade. Ndërkohë që tani duhet të vendosin ose të mbeten në Irlandën e cënuar nga kriza e rëndë financiare, ose të kthehen në shtëpi. Olly Barratt raporton nga Dublini.
Në konkurrencën për përfitimin e kuadrove më të mira nga vendet tjera, Gjermania nuk është ndër vendet e para evropiane. Studimet e Institutit për hulumtime të lëvizjes së popullatës dhe Dhomës për Industri dhe Tregti dëshmojnë se të huajtë me kualifikime të larta nuk janë tepër të interesuar për Gjermaninë. Ndonëse sipërmarrjet gjermane kanë nevojë për kuadro të kualifikuara, qindra mijëra migrantë, të cilëve nuk u pranohen diplomat në këtë vend, edhe më tej duhet të kryejnë punë ku nuk kërkohen kualifikime. Alexandra Scherle informon.
Redaktoi: Mimoza Cika-Kelmendi