1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Inflacioni rekord në Eurozonë

3 Shkurt 2022

Papritur inflacioni në Eurozonë vazhdoi të rritet edhe në fillim të vitit 2022. Shërbimet dhe mallrat kushtojnë tani mesatarisht 5,1 % më shumë në janarin e vitit të kaluar. Cili do të jetë reagimi i BQE?

https://p.dw.com/p/46PZR
Deutschland | Symbolbild | Coronavirus | Wirtschaft
Fotografi: Florian Gaertner/photothek/imago images

Norma e inflacionit në Eurozonë është rritur dukshëm edhe në fillim të këtij viti. Çmimet e konsumit në janar janë rritur 5,1 përqind më shumë se vitin e kaluar në këtë kohë, njoftoi zyra e statistikave Eurostat në Luksemburg të mërkurën. Kjo është vlera më e lartë e inflacionit prej futjes së Euros në vitin 1999. Në dhjetor inflacioni është rritur 5,0 përqind. Ndërkohë që ekonomistët kanë pritur një rënie të dukshmederi në 4,4 përqind në fillim të vitit.

"Norma e lartë e papritur e inflacionit është një goditje e fuqishme edhe për Bankën Qendrore Evropiane", komentoi Jörg Krämer, kryeekonomist në Commerzbank. "Ata më në fund duhet të njohin rreziqet e shtuara në mënyrë masive të inflacionit dhe të heqin këmbën nga gazi për sa i përket politikës monetare."

Deutschland | Benzinpreise auf Rekordniveau
Fotografi: Frank Hoermann/SVEN SIMON/picture alliance

Energjia - problemi më i madh!

Krahasuar me një muaj më parë, çmimet e konsumit të përgjithshëm janë rritur me 0,3 për qind. Këtu ishte parashikuar një rënie e çmimeve me 0,4 përqind. Inflacioni është nxitur edhe më shumë nga rritja jashtëzakonisht e lartë e çmimeve të energjisë, të cilat u rritën me 28,6 përqind, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Ushqimet dhe pijet janë rritur këtë mua për 3,6 më shumë se një vit më parë.

Benzina E10 është aktualisht më e shtrenjtë se kurrë më parë në Gjermani. Çmimi mesatar në Gjermani ishte të martën 1,712 Euro për një litër, njoftoi të mërkurën ADAC. Në këtë mënyrë, çmimi tejkaloi nivelin më të lartë ndonjëherë në Gjermani, me 1.709 Euro sa ishte me 13 shtator të vitit 2012. Nafta kushtoi 1.640 Euro për litër - ky është gjithashtu një rekord. Por çmimi i karburanteve muajt e fundit, ka arritur vazhdimisht nivele rekord.

Rritja e çmimeve të gjërave elementare

Deutschland Symbolbild Inflation | Lebensmittelpreise
Fotografi: Moritz Frankenberg/dpa/picture alliance

Nëse përjashtojmë energjinë dhe mallrat ushqimore, niveli i çmimeve në Eurozonë është rritur në janar me 2,3 përqind krahasuar me janarin e vitit 2021. Në këtë përkufizim, inflacioni ka shënuar rënie, sepse në dhjetor, e ashtuquajtura norma bazë ishte 2,6 përqind. Por edhe këtu rritja në fillim të vitit ishte më e lartë sesa parashikonin analistët. Inflacioni bazë konsiderohet nga shumë ekonomistë si një matës i besueshëm i drejtimit të inflacionit.

Objektivi afatmesëm i Bankës Qendrore Evropiane (BQE) për një inflacion prej 2% gjatë këtij viti është ende shumë larg. BQE nuk parashikon ende rritjen e normave të interesit në tregun financiar. Megjithatë në tregjet financiare po spekulohet edhe me mundësinë e rritjes së normave të interesit këtë vit.

 

 

bc/ul/hb (dpa, rtr)