1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Janine Wissler kërkon një rend ekonomik botëror të drejtë

25 Gusht 2021

Në një intervistë për DW kryetarja e partisë E Majta, Janine Wissler, ngre akuza masive ndaj qeverisë gjermane për zhvillimet në Afganistan dhe kërkon një rend ekonomik botëror të drejtë.

https://p.dw.com/p/3zRaj
DW Interview BTW Janine Wissler Die Linke
Fotografi: R. Oberhammer/DW

Kanë mbetur vetëm disa javë deri në zgjedhjet e parlamentare dhe rezultati i tyre rrallë ka qenë kaq i hapur sa këtë herë. Janine Wissler, kandidatja kryesore e partisë E Majta, tha në një intervistë për DW: "Ne kemi nevojë për një rend ekonomik botëror të drejtë, me fjalë të tjera, nuk duhet që vendet e pasura të shfrytëzojnë burimet minerale të vendeve më të varfra. Ne duhet të ndalojmë dërgimin e armëve në të gjithë botën, të ndërpresim mbështetjen e diktatorëve. Në vend të kësaj, ne duhet të përqendrohemi shumë qartë në bashkëpunimin për zhvillim dhe në përmirësimin e situatës humanitare."

Uria dhe ndryshimet klimatike

Sipas saj Gjermania duhet të luftojë kundër urisë në të gjithë botën dhe kjo është e nevojshme urgjentisht. "Në këtë mënyrë ne mund të eliminojmë shkaqet e largimit dhe emigrimit. Natyrisht që duhet të luftojmë edhe ndryshimet klimatike, pse edhe ato sigurisht që do t'i bëjnë disa rajone të pabanueshme. Por unë mendoj se gjëja kryesore është që Gjermania vërtet të mbështetet në një politikë të jashtme paqësore. Kjo do të thotë të mos eksportojmë armë dhe amatime në të gjithë botën, dhe pastaj të dërgojmë Bundeswehrin në misione lufte, por të mbështetemi tek zgjidhjet civile.

DW Interview BTW Janine Wissler Die Linke mit Chimbelu und Romaniec
Janine Wissler me intervistuesit Rosalia Romaniec (djathtas) dhe Chiponda ChimbeluFotografi: R. Oberhammer/DW

Qëndrimi ndaj Afganistanit

Partia E Majta gjithmonë voton kundër angazhimit të ushtrisë gjermane Bundeswehr në vende të huaja. Lidhur me rolin e Gjermanisë gjatë zhvillimeve të fundit në Afganistan ajo thotë: "Natyrisht gjëja e parë që duhet bërë sot dhe ditët e ardhshme  është të shpëtojmë sa më shumë vetë që të jetë e mundur nga Afganistani. Por sigurisht që tani duhet edhe të themi se pas 20 vitesh luftë në Afganistanpas 20 vitesh angazhimi të Bundeswehrit atje, pas dhjetëra mijëra vdekjesh, ky vend për fat të keq nuk është bërë më paqësor, apo më i sigurt, përkundrazi - ne po përjetojnë një katastrofë. Dhe kjo është arsyeja pse ky angazhim ishte një gabim që në fillim. Vetëm angazhimi i Bundeswehrit aty kushtoi 12.5 miliardë euro. Pa mendoni se ç'mund të ishte bërë me këto para për të përmirësuar situatën humanitare në Afganistan?

 

Intervistën e zhvilluan Rosalia Romaniec dhe Chiponda Chimbelu