Japonia tronditet nga një tërmet 6,8 ballësh
16 Korrik 2007Reklamë
Në Japoni të paktën gjashtë vetë kanë gjetur vdekjen nga një tërmet i fuqishëm i forcës 6,8 ballë, sipas shkallës Richter. Si pasojë në veriperëndim të Japonisë janë shkatërruar shumë shtëpi ndërsa në një central atomik morri flakë një transformator, por zjarri mundi të shuhet. Autoritet e tërhoqën paralajëmrimin e dhënë më parë, se tërmeti qe shkaktuar prej një cunami. Janë regjistruar ndërkaq edhe disa lëkundje pasuese më e forta ka qenë në shkallën 5,6 ballë.