Joscha përdorur të gjitha format e kërkimit dixhital, mjetet e verifikimit dhe metodat e analizës forensike, ai punon për të ekspozuar manipulimet dhe mashtrimet.
Joscha është trajner mediatik për teknikat e verifikimit të fakteve dhe kërkimit dixhital. Aktualisht, ai është i përqendruar në ekspozimin e informacioneve të rreme dhe mashtruese nga Rusia.
Së bashku me ekipin e tij, ai prodhon DW Fact Check, një format për rrjetet sociale dhe televizionin, që synon të zbardhë të pavërtetat dhe të ndihmojë publikun të identifikojë dezinformatat.
Më parë, ai ka punuar si gazetar i pavarur për WDR dhe dpa, ndërsa ka studiuar komunikim, politikë dhe histori në Gjermani dhe Francë. Pas një trajnimi në DW, Joscha nisi punën si redaktor sportiv dhe për tetë vite drejtoi njësinë dixhitale të departamentit të sportit në DW. Si reporter, ai ka mbuluar Lojërat Olimpike, Kupën e Botës FIFA dhe Tour de France.
Që nga viti 2020, ai është plotësisht i përkushtuar në luftën kundër dezinformimit. Nëse nuk është në redaksi, ka shumë gjasa të jetë me biçikletë, duke bërë kërkime për trendet e reja të çiklizmit.