1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

180411 Kuba Castro Reformen

18 Prill 2011

Me një paradë ushtarake e nisën komunistët e Kubës të shtunën (16.4.) kongresin e partisë, të parin pas 14 vjetësh. Presidenti i Kubës, Raul Castro, propozoi në fillim të kongresit një kufizim kohor për poste politike

https://p.dw.com/p/10vZI
Ta ruajë socializmin, por me shumë më tepër treg
Ta ruajë socializmin, por me shumë më tepër treg

Të gjithë në tribunë për të marrë pjesë në paradën ushtarake. Tanke dhe njësi të ushtrisë në sheshin e revolucionit, dhjetëra mijëra kubanë kaluan duke përshëndetur udhëheqjen e partisë dhe të shtetit. Në tribunë para së gjithash burra të vjetër, të cilët pjesërisht janë në pushtet që prej revolucionit, 50 vjet më parë. Me në krye kryetarin e shtetit, Raul Castro, 79 vjeç, me uniformë ushtarake.

Pamje si të kohëve të vjetra- ushtare ne parakalim
Pamje si të kohëve të vjetraFotografi: AP

Kohë pas kohe, pranë tij në tribunë dilte edhe bashkëshortja e ish-kryetarit të shtetit dhe të partisë të RDGJ, Erih Honecker, Margot Honecker, me flokë të thinjura krejtësisht. Një pamje si e kohëve të vjetra. Prandaj qe e papritur deklarata e Raul Castros në hapje të kongresit: "Ne arritëm në përfundimin, se është e rekomandueshme, që poste të rëndësishme në shtet dhe në politikë të kufizohen në dy periudha prej pesë vjetësh. Forcimi sistematik i institucioneve tona është parakusht për përtëritjen dhe vazhdimin e socializmit në Kubë."

Raul Castron ky vendim thuajse nuk e prek. Zyrtarisht ai është që prej vitit 2008 kryetar shteti dhe pritet që tani të marrë edhe postin e kryetarit të partisë nga i vëllai Fidel. Por Raul Castro theksoi në fjalimin e tij prej dy orësh e gjysmë se të rinjtë duhet të inkuadrohen më mirë dhe se partia duhet t'i marrë seriozisht hallet e popullit.

Kriza ekonomike në Kubë imponon ndryshime

Cuba's President Raul Castro watches the military parade commemorating the 50th anniversary of the Bay of Pigs failed invasion in Havana, Cuba, Saturday April 16, 2011. Cuba kicked off a crucial Communist Party congress Saturday with the parade to mark 50 years since the defeat of CIA-backed exiles at the Bay of Pigs. (AP Photo/Ismael Francisco/Prensa Latina)
Kryetari i shtetit, Raul Castro, 79 vjeçFotografi: AP

Sepse Kuba ndodhet para ndryshimeve, të iniciuara nga kriza e gjithanshme ekonomike në vend. Kanë nisur pushimet masive nga puna në sektorin shtetëror. Më shumë se një milion kubanë do të bëhen ekonomikisht të pavarur, duke i fituar kështu vetë paratë. Veç kësaj, njerëzit duhet të përgatiten për kursime të tjera sociale, sistemi i ushqimeve bazë të subvencionuara, për Castron nuk mund të vazhdojë edhe më tej në këtë formë: "Problemet sociale kanë nevojë për më shumë arsye. Në kuptimin që ne me shpenzime më të pakta të arrijmë rezultate më të mira dhe të qendrueshme."

Raul Castro përpiqet të bëjë spërkatën

Jubileu i invazionit të dështuar në Gjirin e derrave
Jubileu i invazionit të dështuar në Gjirin e derraveFotografi: AP

Ta ruajë socializmin, por me shumë më tepër treg. Liri ekonomike, por jo koncentrim të pasurisë private. Ndërsa opozitarët në Kubë kërkojnë një kthesë politike. Partia Komuniste duhet të heqë dorë nga monopoli i pushtetit, kërkojnë ata.

Deri tani udhëheqësi i revolucionit, Fidel Castro, nuk ka dalë në publik. Ai bëri të ditur se nuk ka qenë në gjendje shëndetësore të mirë. Hapjen e paradës ushtarake dhe të kongresit të partisë, me thirrjet "Fidel", ai i pa në televizor.

Autor: Martin Polsansky/Auron Dodi

Redaktoi: Angjelina Verbica