1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kiev: Mbështetje politike për statusin e kandidatit

16 Qershor 2022

Gjermania, Franca, Italia e Rumania në favor të dhënies së statusit të menjëhershëm të kandidatit për në BE për Ukrainën dhe Moldavinë.

https://p.dw.com/p/4CpVh
Olaf Scholz I  Emmanuel Macron I Mario Draghi I Klaus Iohannis und Volodymyr Zelenskiy
Fotografi: Natacha Pisarenko/AP/picture alliance

Gjatë  vizitës në Kiev krerët e shteteve dhe të qeverive të Gjermanisë, të Francës, të Italisë dhe të Rumanisë u shprehën në favor të dhënies së statusit të menjëhershëm të kandidatit për në BE për Ukrainën dhe republikën fqinje të Moldavisë. Pas takimit me presidentin ukrainas kancelari gjerman, Olaf Scholz, tha në një konferencë të përbashkët shtypi se "Ukraina është pjesë e familjes evropiane".

Ukraine | Bundeskanzler Scholz in der Ukraine
Fotografi: Ludovic Marin/Pool/AP/picture alliance

Më parë kancelari gjerman, i cili shkoi në Kiev së bashku me presidentin francez, Emmanuel Macron, dhe kryeministrin italian, Mario Draghi zhvilluan një vizitë në një zonë në periferi të Kievit, Irpin. Aty ata u takuan edhe me presidentin rumun, Klaus Iohannis, i cili kishte udhëtuar vetëm në Kiev. Irpini është një nga zonat e shkatërruara rëndë nga sulmet ruse.

Scholz dënoi "brutalitetin" e agresionit rus në Irpin, që ka vrarë civilët dhe ka shkatërruar shtëpitë. Kjo është një luftë e tmerrshme, tha Scholz. Sipas kancelarit është shkatërruar një qytet që nuk ka pasur struktura ushtarake. "Kjo të thotë shumë për brutalitetin e sulmit rus, që është i drejtuar nga shkatërrimi dhe pushtimi." Rusia e zhvillon këtë luftë me brutalitetin më të madh, pa marrë parasysh jetët njerëzore, tha Scholz. "Kjo duhet të marrë fund."

Mbështetja për Ukrainën do të vazhdojë

Kancelari Scholz bëri të ditur, se mbështetja për Ukrainën që po mbrohet nga Rusia do të vazhdojë për sa kohë që "kjo të jetë e nevojshme". Qëllimi i udhëtimit është që Ukrainës t'i jepet një "sinjal i qartë i solidaritetit të Europës", deklaroi zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Hebestreit. Scholz i tha gazetës "Bild", se nuk bëhet fjalë vetëm për të demonstruar solidaritet, por edhe për sigurimin e mbështetjes, "financiare, humanitare, si edhe kur bëhet fjalë për armët."

Ukraine | Bundeskanzler Scholz in der Ukraine
Olaf Scholz tha në Kiev se mbështetja për Ukrainën do të vazhdojëFotografi: Ludovic Marin/Pool/AP/picture alliance

Kurse presidenti francez, Emmanuel Macron tha pas vizitës në Iprin se këtu "janë kryer masakra dhe krime lufte". Për Macron "ky është një qytet heroik, i shenjuar nga stigma e barbarisë."

Unitet europian

Presidenti francez, Emmanuel Macron i ka siguruar Ukrainës mbështetjen e vendosur të Europës në mbrojtjen prej sulmit rus. Pas mbërritjes në stacionin e trenit në Kiev, ai tha se kjo vizitë është "mesazh për unitetin europian, i cili adresohet ukrainaseve dhe ukrainasve, si edhe i mbështetjes për të folur në të njëjtën kohë për të tashmen dhe të ardhmen dhe, sepse e dimë, se javët e ardhshme do të jenë të vështira." Ukraina duhet "të rezistojë dhe fitojë"

Ukraine Kiew | Treffen mit Wolodymyr Selenskyj, Olaf Scholz, Emmanuel Macron, Mario Draghi und Klaus Iohannis
Fotografi: Filippo Attili/ANSA/picture alliance

Vizita e tre vendeve më të fuqishme në BE kishte kohë që pritej. Qeveria ukrainase që nga fillimi i luftës ka shprehur kritika të ashpra për Gjermaninë duke kritikuar hezitimin gjerman në çështjen e furnizimit me armë të rënda. Një vizitë e presidentit gjerman, Steinmeier u refuzua duke iu referuar politikës së tij të mëparshme ndaj Rusisë. Po ashtu presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky këmbëngul se vendi i tij ka siguruar të drejtën për një anëtarësim në BE përmes mbrojtjes "vlerave" të Europës kundër agresionit rus. Në Bruksel pritet një rekomandim i statusit kandidat pro me kufizime.