Kievi propozon një zonë të çmilitarizuar në Rusi
30 Maj 2023Çdo marrëveshje e mundshme paqeje me Rusinë duhet të përfshijë një zonë të çmilitarizuar, deklaroi këshilltari i Presidentit ukrainas, Mikhailo Podoljak.
"Tema kryesore e marrëveshjes së pasluftës duhet të jetë vendosja e masave mbrojtëse për të shmangur përsëritjen e agresionit në të ardhmen”, shkroi ai në Twitter.
Podoljaku tha se zona e çmilitarizuarqë propozon Ukraina duhet të jetë brenda territorit të Rusisë dhe të ketë një shtrirje prej rreth 100-120 kilometrash përgjatë kufirit me Ukrainën.
"Për të garantuar siguri të vërtetë për banorët e rajoneve Kharkiv, Hernihiv, Sumi, Zaporizhia, Luhansk dhe Doneck dhe për t'i mbrojtur ata nga granatimet, do të jetë e nevojshme të instalohet një zonë e çmilitarizuar prej 100-120 km në territorin e Belgorodit, Brijanskut, Kurskut dhe Rostovit."
Sipas përfytyrimit të Ukrainës në fazën e parë kjo zonë duhet të jetë nën kontroll të detyrueshëm nga një kontigjent ndërkombëtar.
dw (dpa, afp)