1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kina beson në mençurinë e evropianëve për kapërcimin e krizës - Presidenti Hu Jintao për vizitë në Austri

1 Nëntor 2011

Presidenti kinez Hu Jintao ndodhet për një vizitë treditore në Austri. Pas mbërritjes së tij në Vjenë, ditën e hënë (31.10.) ai theksoi interesat strategjike të Kinës për bashkëpunim me Evropën.

https://p.dw.com/p/132iA
Në foto, Hu Jintao dhe Heinz Fischer
Në foto, Hu Jintao dhe Heinz FischerFotografi: dapd

Himni kinez para Hofburg-ut, në Vjenë. Njeriu më i fuqishëm i botës është mik, presidenti kinez Hu Jintao. 40 vjet marrëdhënie diplomatike midis Austrisë dhe Kinës janë arsyeja formale që vizita shtetërore të fillojë me nderime ushtarake. Por, natyrisht që kemi të bëjmë edhe më biznese. Kjo është madje shumë e rëndësishme. Kina zotëron rezervat më të mëdha të valutave në botë duke qenë kështu në gjendje të mbulojë pjesërisht nevojat e zonës së euros të tronditur nga kriza. Kjo dihet edhe në Austri.

Presidenti Hu Jintao ka marrë me vete një delegacion me 160 ekspertë ekonomie dhe menaxherë. Ata do e shoqërojnë presidentin edhe ditën e mërkurë (2.11.) kur të shkojë në takimin e nivelit të lartë të G-20 në Kanë.

Në foto, Hu Jintao dhe Heinz Fischer
Në foto, Hu Jintao dhe Heinz FischerFotografi: dapd

Presidenti Hu Jintao foli ditën e hënë një orë me presidentin austriak Heinz Fischer. Pastaj pasoi një takim me shtypin, ku u dhanë dy deklarata të shkurtra kurse pyetjet e gazetarëve nuk u lejuan. Tema më aktuale e politikës, pjesëmarrja e mundshme kineze në programin për shpëtimin e euros nuk përmendet shprehimisht, por presidenti Hu Jintao le të kuptojë që në bisedime flitet për të. Austria është një vend i rëndësishëm u BE-së, thotë ai, dhe Kina shikon në BE një zhvillim pozitiv, megjithë problemet:

„Kina është duke vëzhguar vështirësitë e BE-së me shumë kujdes. Ne jemi të sigurt, se shtetet e BE-së kanë mençurinë dhe kompetencat e duhura, që t`i kapërcejnë ato shpejt.“

Kryetari kinez i shtetit nuk flet më konkretisht. Ai që flet më shumë është ministri kinez i tregtisë, Chen Deming. Ai citohet nga agjencia austriake e lajmeve me fjalinë: „Të gjitha vendet ndodhen në një varkë. Ne duhet të mbajmë njeri tjetrin, në mënyrë që Evropa të marrë veten.“ Chen Deming ka premtuar ndihmë të fuqishme dhe investime.

Autor: Jörg Paas / Aida Cama

Redaktoi: Esat Ahmeti