1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kina nis manovrën detare

9 Dhjetor 2024

Sipas burimeve tajvaneze, Kina ka filluar një manovër ushtarake në shkallë të gjerë në ujërat e rajonit.

https://p.dw.com/p/4nv2I
Nje roje tajvaneze vezhgon me dylbi manovrat detare kineze
Në gatishmëriFotografi: Taiwan Coast Guard via AP/picture alliance

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, që citon burime sigurie tajvaneze, Kina ka anagzhuar më shumë se 90 anije të marinës dhe rojeve bregdetare. Qeveria e Pekinit nuk e konfirmoi menjëherë informacionin, por deklaroi se do të mbronte me vendosmëri sovranitetin kinez.

Si përgjigje, ushtria tajvaneze ngriti qendra emergjente dhe gjithashtu aktivizoi "stërvitjet e gatishmërisë luftarake" në vende strategjike. Anijet e marinës dhe rojes bregdetare tajvaneze duhet të monitorojnë anijet kineze.

Manover tjeter rreth Tajvanit, 14.10.2024
Manovra rreth Tajvanit, 14.10.2024Fotografi: TAIWAN COAST GUARD/AFP

Ushtria tajvaneze ngre qendra emergjente

"Çdo veprim i njëanshëm, irracional dhe provokues mund të dëmtojë seriozisht paqen dhe stabilitetin në Indo-Paqësorin dhe nuk do të vlerësohet nga komuniteti ndërkombëtar”, tha Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit.

Manovrat ushtarake priteshin. Qeveria kohët e fundit kishte reaguar me zemërim ndaj vizitës së presidentit tajvanez Lai në Hawaii dhe territorin amerikan të Guamit. Kina e konsideron Tajvanin, të qeverisur në mënyrë demokratike, si pjesë të territorit të saj.

dlf/tgsch