1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kohё tё vёshtira pёr trashёgiminё e Bretton Woods

23 Korrik 2019

Para 75 vjetёsh bashkёsia ndёrkombёtare pёr herё tё parё kёrkonte njё kuadёr tё pёrbashkёt pёr ekonominё globale. Por si qendron puna sot me institucionet multilaterale nё Bretton Woods: BB, FMN, dhe OBT?

https://p.dw.com/p/3MYrP
USA Finanzmärkte Geschichte Bretton Woods Abkommen 1944
Fotografi: AP

Korrik 1944: Teksa nё Francё trupat aleate pas zbarkimit nё Normandi luftonin kundёr Wehrmacht-it gjerman, ishin mbledhur nё hotelin luksoz Mount Washington nё Bretton Woods nё shtetin federal tё SHBA-sё New Hampshire pёrfaqёsuesit e 44 shteteve. Qёllimi i tyre ishte tё krijonin kushtet pёr njё rend global ekonomik pёr kohёn e pas luftёs. Nё takim ishin edhe studiuesi i shkencave ekonomike John Maynard Keynes nga Britania e Madhe dhe kolegu i tij nga SHBA-ja Harry White. Ata dhe tё deleguarit e asokohe OKB-sё sё vogёl ia dolёn qё tё vendosin gurin themeltar pёr sistemin e Bretton Woods, me tё cilin u pёrcaktuan koordinatat pёr ekonominё globale tё pas luftёs.

Ora e lindjes sё Bankёs Botёrore, FMN-sё dhe Organizatёs sё Tregtisё

Idetё e tyre u miratuan mё 22 korrik 1944. Asokohe u vendos guri themeltar pёr Bankёn Ndёrkombёtare pёr Rindёrtimin dhe Zhvillimin (IBRD), deri mё sot njё pjesё e rёndёsishme e grupit tё Bankёs Botёrore (BB) dhe tё Fondit Monetar Ndёrkombёtar (FMN), qё duhet tё financojё bashkёpunimin nё politikёn monetare.

FMN-ja u themelua mё 27 dhjetor 1945 me nёnshkrimin e njё marrёveshjeje nga 29 vende institucioni nisi aktivitetin mё 1 mars 1947.

Financues nё kohё krizash dhe njё roje globale

FMN-ja duhej tё lehtёsojё, sipas marrёveshjes sё anëtarёve themelues, zgjerimin dhe njё rritje tё ekuilibruar tё tregtisё botёrore, tё mbёshtesё stabilitetin e kursit tё kёmbimit dhe tё bashkёveprojё nё krijimin e njё sistemi multilateral tё pagesave. Po ashtu FMN-ja duhet tё mbёshtesё vendet anёtare nё krizё me ndёrhyrje financiare nga fondi i vёnё nё dispozicion i FMN-sё.

Ky rol i njё "Lender of last resort", pra i njё kredidhёnёsi nё instancёn e fundit, qё ndёrhyn nё sekondёn e fundit, pёr tё penguar kolapsin financiar tё njё shteti, e ka bёrё FMN veҁanёrisht tё padёshiruar nё Greqi.

Njё detyrё tjetёr e FMN-sё ёshtё qё vendet e eksportit si p.sh. Gjermania, rregullisht duhet tё jenё nёn hyqmin e FMN-sё: sepse qё prej themelimit ёshtё njё ndёr detyrat kryesore tё institucionit qё tё kujdeset pёr ruajtjen e barazpeshёs nё bilancet ndёrkombёtare tё pagesave pёr tё parandaluar dallimet e mёdha mes vendeve anёtare.

Bilanc pas njё treçerek shekulli

Por ku janё sot institucionet e Bretton Woods, 75 vjet pas themelimit? Pёr Heribert Dieter nga Fondacionii Berlinit 'Shkenca dhe Politika', kёto institucione ndodhen nёn njё presion tё madh - jo vetёm prej konflikteve mes SHBA-sё dhe Kinёs e partnerёve tё tjerё tregtarё: "Situata ёshtё e vёshtirё, nё tria kёto institucione nuk duket tё ketё eufori, pёr ta formuluar disi me modesti."

Mё pak probleme ka Banka Botёrore, sipas Dieter. Atje funksionon nё njё farё mёnyre pa fёrkime. Edhe pse ndёrkohё Banka Botёrore ka konkurrencё tё madhe prej nismёs kineze tё Bankёs Aziatike pёr Infrastrukturёn dhe Zhvillimin (AIIB) dhe projektin e rrugёs sё re tё mёndafshit.

Shumё mё tё vёshtirё e ka punёn FMN-ja dhe Organiazata Botёrore e Tregtisё (OBT), thekson Heribert Dieter: "Organizata Botёrore e Tregtisё karakterizohet prej tensionesh tё mёdha. Veçanёrisht amerikanёt tёrheqin vёmendjen, qё Kina edhe pasa 18 vjetёsh tё antarёsimit nё tё ende nuk ndihet e detyruar nga fryma e kёsaj organizate."

Kina si "Game Changer"

Ndonёse aktualisht FMN-ja nuk ka ndonjё krizё financiare pёr tё pёrballuar, ekspertёt e ekonomisё janё tё mendimit, qё ky institucion do tё ishte i mbingarkuar nёse do t'i duhej tё mbronte nga kolapsi financiar p.sh. Kinёn ose Italinё. Ndaj reformat janё urgjentisht tё nevojshme.

Kina ndёrkohё i bёn konkurrencё tё fortё me projekte madhore Bankёs Botёrore, si njё donatore tradicionale pёr projekte tё zhvillimit dhe infrastrukturёs. "Asian Infrastructure Investment Bank" dhe rruga e re e mёndafshit, e njohur edhe si "One Belt, One Road-Initiative", janё konkrrencё e hapur pёr Bankёn Botёrore, vё nё dukje eksperti Dieter.

Detyrat pёr Komisionin e ri tё BE-sё

Pokeri i tregtisё mes SHBA-sё dhe Kinёs nuk ёshtё pengesё pёr BE-nё, mendon eksperti. "Amerikanёt dh ekinezёt janё nё fokus tё medias aktualisht, por Europa si fuqi tregtare vazhdon tё kryesojё dhe nuk ka pёrse tё shqetёsohet pёr aftёsinё e konkurrencёs sё sipёrmarrjeve europiane."

Sa i pёrket presidentes sё sapozgjedhur tё Komisionit tё BE-sё Ursula von der Leyen, ajo do tё duhet tё tematizojё faktin, qё Unioni Mnetar Europian prodhon sufiҁit nё bilancin e prodhimit, kjo sjell qё pjesa tjetёr e botёs tё marrё kredi nё Eurozonё. "Nё kёtё drejtim duhet menduar, nёse kjo ёshtё njё ide e mirё."

Nё politikёn tregtare BE flet me njё zё dhe ёshtё nё njё nivel me amerikanёt dhe kinezёt. Eksperti Dieter shtron njё pyetje tjetёr: "Si pozicionohet Europa? Sipas parashikimit tim ne duhet tё pozicionohemi qartё njё ditё kundrejt konfliktit me kinezёt. Mbёshtesim ne amerikanёt apo jemin nё anёn e kinezёve? Tё dyja nuk shkojnё dhe kjo ҁёshtje duhet tё marrё pёrgjigje relativisht shpejt."