1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Koment: Të mos debatohet, të veprohet

Bernd Riegert10 Janar 2013

Një fushatë e tepërt në shërbim të imazhit publik të BE-së. "Viti i qytetarit" është i panevojshëm, më i rëndësishëm do të ishte një "vit për kufizimin e papunësisë"

https://p.dw.com/p/17GyG
Ein Besucher steht am Donnerstag (23.09.10) in Geesthacht suedlich von Hamburg an Europas groesster Fischtreppe. Das 550 Meter lange und 20 Millionen Euro teure Bauwerk wurde vom Energiekonzern Vattenfall als Ausgleich fuer den Kraftwerksneubau Moorburg finanziert, wie das Unternehmen in Hamburg mitteilte. Foto: Axel Heimken/dapd
Fotografi: dapd

"2012 ishte një tjetër vit shumë i keq për Bashkimin Evropian dhe 2013-a s'ka për të qenë më i mirë." Këtë thënie nuk e shpika, ajo është e Komisarit të BE-së për çështjet sociale, Laszlo Andor, i cili u ankuar të martën (08.01.2013) për vlerën rekord të papunësisë dhe për hendekun në rritje midis të varfërve dhe të pasurve. Këto janë problemet e vërteta në Evropë, që duhen trajtuar urgjentisht. Fushata për qytetari dhe sens qytetar që BE-ja nis të enjten (10.01.2013), duket gati tragjikomike, e shqitur prej realitetit. Evropa nuk ka nevojë tani për ndonjë debat tjetër teorik mbi identitetin dhe vetëvlerësimin e qytetarëve të saj, po për vepra. Lipsen masa konkrete kundër papunësisë që gëlon.

Një Evropë e cila kërkon të garantojë sot siguri sociale, me siguri që është më e pëlqyer nga qytetari sesa një Evropë e cila prehet mbi arritjet e vjetra si tregu i përbashkët, liria e udhëtimit apo monedha e përbashkët. Bashkimi Evropian e mori me të drejtë çmimin Nobel për paqe për pajtimin e popujve evropianë, por tani ai duhet ta hedhë vështrimin përpara dhe t'i bëjë pyetjen vetes, çfarë duan dhe çfarë presin njerëzit nga Evropa? Problemi më urgjent është kapërcimi i krizës ekonomike në Evropë, e cila nuk ndihet ende siç duhet në Gjermani.

"Evropës i duhen mjetet e nevojshme"

Edhe në vitin e pestë të krizës BE-ja nuk ka ende instrumentet e duhura dhe kompetencat e nevojshme për luftimin e recesionit dhe të papunësisë. Përgjegjëse për politikën ekonomiko-sociale vazhdojnë të jenë qeveritë kombëtare, jo qendra në Bruksel. Ajo vetëm bashkërendon dhe kontrollon. Kush pret prej Evropës, duhet t'i lejojë asaj edhe mjetet e nevojshme. Ky është mesazhi që duhet t'iu përcillte Komisioni Evropian qytetarëve të vet në "vitin e qatetarit". Qeveritë dhe parlamentet kombëtare duhet të lëshonin kompetenca. Vetëm qytetarët e tyre mund t'i bëjnë ato që të kalojnë kompetenca.

Riegert, Bernd Deutschland/Chefredaktion REGIONEN, Hintergrund Deutschland DW2_0451. Foto DW/Per Henriksen 10.05.2012
Bernd RiegertFotografi: DW

Për një të papunë spanjoll, për një pensionist në Greqi apo për një nëpunës banke euroskeptik në Britani të Madhe është momentalisht me gjasa shumë e vështirë të dallojë se ç'dobi mund t'i sjellë Evropa. Te kjo nuk ka për të ndryshuar ndonjë gjë të madhe as larmia e informacioneve dhe e veprimtarive në "vitin e qytetarëve". Vetëm kur ekonomisë t'i rikthehet gjallëria dhe kur të bien borxhet kanë shans për përmirësim të gjendjes qytetarët në jug dhe në lindje të kontinentit. Natyrisht, sukseset e mundshme politikanët kombëtarë kanë për t'i regjistruar si suksese të tyre, për dështimet pastaj është më shumë përgjegjës Brukseli. Tek ky mekanizëm i politikës nuk ka ndryshuar shumë dyzet vitet e fundit dhe nuk ka për të ndryshuar shumë në vitet e ardhshme.

Evropa nuk është supershtet, nuk ka popullsi dhe ghuhë të njësuar. Ëndrrat romantike për Shtetet e Bashkuara të Evropës çojnë në drejtimin e gabuar. Në Evropë ka sot vlera dhe interesa të përbashkëta. As më shumë e as më pak. "Viti i qytetarit" është i panevojshëm, më i rëndësishëm do të ishte një "vit për kufizimin e papunësisë", në mënyrë që viti të mos bëhet aq i keq sa i kaluari.