Koment i FAZ: Kolltuku arab
12 Dhjetor 2017Revolta për vendimin e Presidentit amerikan Donald Trump, për ta njohur Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit është e kufizuar. Ato protesta që shihen në zonat palestineze nuk janë "Intifada e tretë" dhe në vende të tjera "rruga arabe" qëndroi në pjesën më të madhe në shtëpi dhe preferoi "kolltukun arab".
Edhe mbledhjen urgjente të ministrave të Jashtëm të Ligës Arabe në Kairo nuk mund ta quash bombë, e cila të linte të kuptoje zemërimin e mbledhur. Bahreini madje e minoi takimin me një delegacion, të cilin Mbretëria e dërgoi në Izrael pikërsisht në momentin e takimit.
Edhe në Këshillimin e Sigurimit të OKB-së gjithçka mbeti në shprehjen e "zhgënjimit". Askund pra nuk po mblidhet zemërim popullor, as në Iran. Por të gjithëve ua kaloi Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayyp Erdogan, i cili bubulloi me fjalët se Izraeli është "shtet terrorist" dhe një "fuqi pushtuese shtypëse". Kjo tregon se sa fort po zhvendosen peshat në botën islame. Regjimeve arabe ka gjasa që aksionizmi i Erdoganit të mos u pëlqejë.