1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kështu është, zoti President!

Volker Wagener4 Nëntor 2014

Zgjedhjet e një landi gjerman me pasoja. Për herë të kryeministri në Thuringji vjen nga e Majta. Në lidhje me këtë presidenti humbet neutralitetin. Kjo është e kuptueshme, por megjithatë nuk bën, mendon Volker Wagener.

https://p.dw.com/p/1DgWr
Presidenti Joachim Gauck
Fotografi: DOKfilm

Ja ku është përsëri, presidenti Joachim Gauck, me profesion pastor, aktivist i të drejtave të njeriut në RDGj dhe kujdestar numër një i dosjeve të Stasit. Ai nuk e fsheh biografinë e tij. Ai është shumë autentik, nuk bën dot ndryshe. Por ai duhej të sillej në mënyrë neutrale, i balancuar në konflikt, në rolin presidencial. Kushtetuta e parashikon që të jetë kështu. Por Gauck eksploron prej kohësh mundësitë e reja, që i jep atij posti më i lartë në shtet. Ai involvohet, pozicionohet dhe jo për herë të parë.

Pikërisht në përvjetorin e fillimit të Luftës së Dytë Botërore, ai ua mblodhi rusëve. Këtë ai e bëri nën ndikimin e konfliktit të Ukrainës duke harruar historinë. Ishte e tepërt. Dhe tani Gauck kërkesën për pushtet të partisë "Die Linke", "E Majta", e identifikoi si problem . Sepse vetëm 25 vjet pas rënies së Murit nga pasardhësja e ligjshme e SED-s së Erich Honeckerit është duke dalë një kryeministër. Shumicën e nevojshme për këtë kryeministri Bodo Ramelow e merr në parlamentin e landit të Thyringjisë, me ndihmën e partnerëve të vegjël, PSD dhe të Gjelbrit.

Kështu është në demokraci. Por rasti i Thuringjisë preokupon jo vetëm Gauckun, i cili ka jetuar në lindje të Gjermanisë. Sidomos në perëndim apostujt e vetëemëruar të drejtësisë shpërthejnë kundër zgjedhjeve në Thuringji. Flitet për turp dhe për disa rezultati i zgjedhjeve është i papastër. Rasti i Thuringjisë është një rast mjaft atipik.

Redaktori i Deutsche Welles, Volker Wagener
Redaktori i Deutsche Welles, Volker WagenerFotografi: DW

E majta edhe 25 vjet pas rënies së murit ka ende një pozitë të respektuar në Gjermaninë Lindore. Ajo ka qenë dhe është e nevojshme për koalicione dhe në komuna ajo konsiderohet si parti, që preokupohet. Edhe prirja shumë njerëzore për të mos u shkëputur dot nga ajo, me të cilën je rritur, ka pjesën e vet te votuesit. E gjitha kjo bën që partia pasardhëse e SED-së, Partia e Unitetit Socialist e RDGJ, të vazhdojë të pranohet. E Majta në lindje është një faktor politik, ndryshimi i sistemit e ka reduktuar, por jo margjinalizuar.

Ramelow, i majti disi ndryshe

Përkundrazi: sepse tani vjen Bodo Ramelow. Nëse ia arrin, ai do të jetë kryeministri i parë i majtë në Gjermani. Dhe kjo ka arsyet e veta. Ramelow bëhet interesant duke plotësuar kriteret e sociogramit të të majtëve gjermanolindorë. Ai nuk ka lidhje me të kaluarën e SED-së. Ai vjen nga Perëndimi, është një i krishter protestant praktikues dhe e bën politikën ekonomike si një konservator. Ai thyen pothuajse të gjitha tabutë, dënon çdo klishe në lidhje me gënjeshtrat e të majtëve, por i njeh mirë gjermanolindorët. Për vite me rradhë organi i Mbrojtjes së Kushtetutës e ka vëzhguar Ramelow-in, rebelin nga Hesseni, por i cili që në moshën 14 vjeçare ishte në gjendje të lidhte kravatën. Çfarë historie gjermano-gjermane! Tani ai dëshiron të zgjidhet në dhjetor kryeministër në Erfurt. Dhe kjo i zemëron konservatorët.

Fakti që fëmijët e revolucionit paqësor të vjeshtës 1989 tani duan të qeverisen pikërisht nga trashëgimtarët e SED-së, i zemëron partitë e Unionit në vitin jubilar të rënies së Murit. Dhe ata bëjnë pyetjen: Sa ka mbetur ende në SED nga të majtët e Ramelowit? Dhe pikërisht këtë pyetje e bën edhe Gaucku, kur flet për shkallën e besimit ndaj të majtëve. Sepse ka raste si Ina Leukefeld, e cila kur ishte punonjëse e policisë kriminale të RDGj-së raportente te Stasi ata, që donin të largoheshin nga vendi. Ajo dhe të tjerë janë peshë nga e kaluara për të Majtët, që edhe 25 vjet pas rënies së regjimit të Berlini Lindor përbëjnë problem.

Kjo është skena, ku hipin socialdemokratët për të hyrë si partner në koalicionin me të majtët dhe të gjelbrit në Thuringji. Një sfidë e madhe për disa dhe megjithatë socialdemokratët e Thuringjisë duan të bashkëqeverisin nën Ramelowin. Ky është një guxim, por edhe një shans gjithsesi.

Përpjekje për të dalë nga robëria e CDU-së?

Në përmasat e vogla politike të një landi gjerman mund të eksperimentosh. A nuk ka qenë kaoalicioni i socialdemokratëve dhe të gjelbërve në vitet 1980-të në Hessen një provë për koalicionin e madh të mëvonshëm Shrëder-Fischer? Fare hapur nuk e thotë askush në PSD-në federale, por Thuringjia po bëhet laborator eksperimental për Berlinin.

Me premierën e qeverisë të të Majtëve në Erfurt - ndoshta në mes të dhjetorit - fillon operacioni jozyrtar "jashtë nga robëria e CDU-së", në të cilën e sheh veten prej kohësh PSD. Sepse koalicioni socialdemokrat-të gjelbrit nuk mjafton më prej kohësh për shumicat. Koalicionet me partitë e Unionit dukeshin për një kohë të gjatë si rruga e vetme për socialdemokratët për të qeverisur. Sepse PSD po humbet vota dhe duhet të kujdeset që të ruajë 25 përqindishin, biotopin e saj.

Koalicioni i të majtëve, socialdemokratëve dhe të gjelbërve është me sa duket e vetmja mundësi në rang federal, nëse në një të ardhme të afërt kancelari do të jetë përsëri nga PSD. Një opcion për koalicionin, që do t'i shkaktonte makth presidentit. Por e tillë është rruga e demokracisë dhe asaj nuk mund t'i qëndrojë në rrugë presidenti, duke mbajtur qëndrim të njëanshëm.