1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Koment: Padeborn mirë se vjen në Bundesligë!

Andreas Sten-Ziemons25 Gusht 2014

SC Paderborn zhvilloi ndeshjen e parë në historinë e klubit në Bundesligë. Në debutimin e tij ai jo vetëm që nuk humbi bindshëm, por ishte shumë afër fitores ndaj kundërshtarit FSV Mainz.

https://p.dw.com/p/1D0FD
Fotografi: Reuters

Kandidati kryesor për largim nga Bundesliga i ka luajtur 90 minutat e parë në kategorinë e parë të futbollit dhe, për befasinë e të gjithëve, jo vetëm që nuk pësoi ndonjë disfatë të thellë, por pas një loje të mirë fitoi edhe një pikë. SC Paderborn barazoi 2:2 në ndeshjen e parë në historinë 53-vjeçare të Bundesligës kundër FSV Mainz 05. Paderborn pati mundësinë madje edhe të fitojë, pasi Mainz barazoi në minutën e katërt shtesë të lojës. Megjithatë e mira është që dëshmoi se mund të matet edhe me 17 ekipet e tjera të Bundesligës gjermane.

Paderborni nuk ka asnjë emër të madh në radhët e veta. Në fund të ndeshjes kishte më pak topin në këmbë, por ai ka bërë një lojë më të mirë se kundërshtarët nga Majnci, të cilët janë kaherë në kategorinë e parë. Fakt është që ekipi nga Majnci momentalisht nuk është kundërshtari më i fortë, sepse është duke përjetuar një lloj krize. Por mënyra se si debutoi Padeborni në kategorinë e parë të futbollit gjerman, i cili këtë vit e fitoi edhe Kampionatin Botëror, ishte për çdo levdatë. Një lojë ofensive me shumë lëvizje, një lojë kualitative, pa një mbyllje para 16-shit të vet dhe pa frikë. Topi nuk shqelmohej vetëm sa më larg portës së tyre, por Padeborni tregoi një lojë të kultivuar, sikur edhe shumë ekipe të tjera të Bundesligës.

Andreas Sten-Ziemons
Andreas Sten-ZiemonsFotografi: DW

Është shumë e qartë se Padeborni në stinorin e tij të parë në kategorinë më të lartë të futbollit gjerman tërë kohën do të luftojë kundër rënies nga liga. Por nëse vërtetë e ruajnë këtë stil të lojës dhe nuk futen në ngërç, me siguri që nuk do të mungojnë as sukseset. Me këtë lojë ata jo vetëm që mund të mbeten në Bundesligë, por paraqesin edhe një pasurim për kategrinë e parë të futbollit gjerman.