Koment: Skandali i VW - Kreu i koncernit duhet të dorëhiqet
22 Shtator 2015Kur në pranverë Ferdinand Piëch donte ta rrëzonte shefin e Volkswagen-it, çështja për Martin Winterkorn ishte e qartë: ai nuk lejon ta përzenë nga shtëpia, thuhej atëherë në qendrën e koncernit. 68-vjeçari luftoi dhe fitoi. Piëch dha dorëheqjen nga postet e tij në këshillin mbikqyrës dhe Winterkorn dukej më i fuqishëm se asnjehërë tjetër. Sot kjo i përket së shkaurës. Sepse pavarësisht se sa ka pasur ai dijeni për manipulimet, përgjegjësinë në çdo rast e mban ai. Askush nuk është kaq i lidhur me Volkswagen-in sa shefi aktual i koncernit.
Ndërkohë afera po intensifikohet. Politikanët e të gjitha partive kërkojnë zbardhje dhe konsekuenca në personel - madje është kërkuar edhe një seancë e posaçme në Bundestag. Kjo tregon, se çfarë rëndësie ka koncerni ndërkombëtar për Gjermaninë dhe për industrinë e automobilëve në përgjithësi.
Të mërkurën mblidhet presidiumi i fuqishëm i këshillit mbikqyrës të Volkswagen-it. Pika e vetme e rendit të ditës në mbledhjen e krizës është: pasojat nga skandali i emisioneve të gazrave të dëmshme. Mbikqyrësit duan fakte dhe qartësi prej drejtuesve të koncernit, por si janë këto fakte? "Po, ne kemi mashtruar dhe manipuluar, dhe jo, unë nuk e kam ditur këtë, ndonëse Amerikën e kisha shpallur prioritet." E pikërisht këtë punë ai nuk e ka bërë si duhet. Loja e madhe e bosit të makinave tashmë ka marrë fund për tifozin e futbollit Winterkorn.
Tragjike për një inxhinier, i cili koncernin modest të Volksëagen-it e nxori në krye të nivelit botëror. Askush nuk punëson kaq shumë punëtorë, nuk prodhon kaq shumë makina dhe nuk bën një xhiro kaq të madhe. Ndërsa tani gjiganti i 200 miliardëve ka nevojë për një fillim të ri në personel, në mënyrë që koncerni të mund të mbetet ndër më të mëdhenjtë dhe ndër prodhuesit më me përfitim në botë .
Kryesia dhe këshilli mbikqyrës duhet të vendosin shpejt, sepse imazhi i mirë i të gjithë industrisë gjermane të automobilëve është në rrezik. Prej këtij imazhi varen qindra mijëra vende pune në mbarë botën.
Aksioneri i mach Ferdinand Piëch gjithë këtë dramë do ta shijojë duke buzëqeshur nga Salcburgu i largët. Tek e fundit ai në prill donte ta rrëzonte kreun e koncernit - e këtë madje edhe me argumentin, se Winterkorn nuk po ia del ta verë nën kontroll biznesin në SHBA. Me këtë Fedinand Piëch ka apsur të drejtë.