Kontributi i studjuesve gjermanë për albanologjinë-Intervistë me Prof.Bardhyl Denmiraj & Ekspozitë e Arben Kucanës në ambasadën gjermane në Tiranë
18 Mars 2011Shkolla gjermane, që ka arritjet më të suksesshme në fushën e albanologjisë dhe njërin prej studiuesve më të shquar nga kjo shkollë, Gustav Majeri, janë të lidhura ngushtë me fillimet e albanologjisë, me studimet e saj më të rëndësishme në të gjitha kohërat, me themelimin e albanologjisë si shkencë, dhe me shkallën më të lartë të studimeve të saj në ditët tona. Për të mësuar më tepër mbi kontributin e studiuesve gjermanë në studimet albanologjike, kolegu Auron Dodi zhvilloi një bisedë me Profesor Bardhyl Demiraj, shef i katedrës së gjuhës shqipe në Universitetin elitar Ludwig-Maximilian të Mynihut. Fillimisht Prof.Demiraj i përgjigjet pyetjes: Cilat tema të botës shqiptare u ka interesuar studjuesve gjermanofon?
Në mjediset e Ambasadës gjermane në Tiranë është hapur ditët e fundit ekspozita "Udhët" e piktorit shqipotaro- gjerman Arben Kucana. Përmes një arti abstrakt dhe post- modernist autori paraqet udhën e tij krijuese, si një marrdhënie të vazhdueshme mes kultures shqiptare dhe gjermane, si një paraqitje mbresash të nje identiteti të dyfishtë artistik. Ani Ruci
Redaktoi: Mimoza Cika-Kelmendi