Koreja Veriut propozon bisedime direkte me forcat amerikane
13 Korrik 2007Reklamë
Udhëheqja ushtarake koreanoveriore ka propozuar bisedime të drejtpërdrejta me forcat e armatosura amerikane, por i ka paralajmëruar në të njëjtën kohë SHBA të mos ushtrojnë më trysni ndaj Koresë së Veriut. Agjencia zyrtare koreanoveriore e lajmeve KCNA citon drejtuesin e misionit ushtarak në zonën e demilitarizuar kufitare me fjalët: Në bisedimet ushtarake dypalëshe për paqe dhe stabilitet në gadishullin korean mund të merrnin pjesë edhe Kombet e Bashkuara; SHBA të mos e humbasin rastin. Por në rast se SHBA nuk heqin dorë nga strategjia e tyre e 'shantazhit', atëherë vihen në diskutim edhe marrëveshjet e fundit për heqjen dorë prej programit bërthamor, kërcënoi udhëheqja e Koresë së Veriut.