1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Korrigjohet rezultati i zgjedhjeve rajonale në Saksoni

2 Shtator 2024

Për shkak të një gabimi kompjuteri është korrigjuar shpërndarja e mandateve në Saksoni. Me këtë AfD nuk bllokon dot vendimet.

https://p.dw.com/p/4kBRZ
Michael Kretschmer flet me DW
Michael Kretschmer flet me DWFotografi: Michaela Küfner/DW

Në Saksoni, rezultati i përkohshëm i zgjedhjeve të parlamentit të landit është korrigjuar. Këtë e ka bërë të ditur zyrtari i zgjedhjeve shtetërore. Arsyeja është një gabim i kompjuterit, që çoi në shpërndarjen e gabuar të vendeve. Të Gjelbërit dhe SPD tani kanë secili nga një vend më shumë dheCDU dhe AfD një vend më pak se më parë.

Për shkak të një gabimi në kompjuter, drejtuesi i zgjedhjeve në landin e Saksonisë korrigjoi rezultatin e zgjedhjeve. AfD nuk ka një pakicë bllokuese.

Sipas të dhënave, CDU merr 41 mandate në vend të 42 mandateve në Landtag, AfD 40 në vend të 41. AfD, e ekstremit të djathtë, nuk ka kështu një pakicë bllokuese në Landtag. Një pakicë e tillë bën të mundur bllokimin e vendimeve të parlamentit të landit, të cilat kërkojnë një shumicë prej dy të tretash.

Qeveria aktuale ende nuk ka shumicë

Pas korrigjimit, socialdemokratët (SPD) tani marrin dhjetë mandate në vend të nëntë, të Gjelbërit shtatë në vend të gjashtë. Pavarësisht këtij ndryshimi, koalicioni aktual i CDU-së, të Gjelbërve dhe SPD-së nuk ka shumicë në Landtag-un e ri.

Aleanca Sahra Wagenknecht (BSW) përfaqësohet nga 15 deputetë, e majta ka gjashtë deputetë dhe Zgjedhësit e Lirë (Freie Wähler) ka një vend falë një mandati të drejtpërdrejtë.

Michael Kretschmer
Fotografi: RALF HIRSCHBERGER/AFP

CDU prin ngushtësisht ndaj AfD-së

CDU e kryeministrit Michael Kretschmer doli fituese në zgjedhjet rajonale të së dielës në Saksoni me 31.9 përqind, pak përpara AfD-së (30.6 përqind). Për të vazhduar drejtimin e një qeverie, CDU-ja do të varej nga bashkëpunimi me BSW (11.8 përqind) dhe SPD (7.3 përqind).

I pyetur nga DW, kryeministri Michael Kretschmer deklaroi:

"Jo, është një larje hesapesh me politikën federale, kjo në Turingi, jo edhe aq këtu tek ne. Ne luftuam shumë për t'i bërë zgjedhjet zgjedhje rajonale dhe që njerëzit të na besojnë, dhe pavarësisht se si ndryshon sot rezultati këtu në Saksoni, në fund mbetet ky besim i madh themelor te unionistët në Saksoni. Ky është një sukses i madh."

Me 5.1 për qind, sipas parashikimeve, të Gjelbrit hyjnë në Parlament. E majta mori vetëm 4.5 për qind të votave - por ende mund të hyjë në Landtag në sajë të dy mandateve të drejtpërdrejta.

aud (dw,tg)