1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kritika ndaj politikës së Bankës Qendrore Europiane

Andreas Becker / E. Xhani4 Korrik 2014

Me interesa të ulët dhe kredi miliardëshe Banka Qendrore Europiane përpiqet për për gjallërimin e eurozonës. Për disa kjo nuk mjafton, kurse për të tjerë është më shumë se sa duhet.

https://p.dw.com/p/1CVUX
EZB billiges Geld Symbolbild
Fotografi: picture-alliance/dpa

Mario Draghi presidenti i Bankës Qendrore Evropiane (EBC) ka blerë më shumë kohë për qeveritë e eurozonës. Në fillim të qershorit ECB uli normën bazë të interesit në një nivel të ri rekord të ulët prej 0,15 për qind, vendosi interesa ndëshkues për bankat të cilat duan të parkojnë paratë e tyre më mirë të sigurta tek ECB se sa të japin kredi dhe njoftoi gjithashtu se do të hidhte në treg më shumë se 500 miliardë euro për të forcuar kredidhënien në vendet në krizë.

Për kryeministrin francez kjo nuk është megjithatë ende e mjaftueshme. "Vërtet është një sinjal i qartë por unë dëshëroj një bankë qendrore e cila shkon më tej edhe me blerjen e vlerave pasurore në tregje", tha Manuel Valls për gazetën franceze Les Echos, në prag të takimit për interesat të ECB. "Politika monetare nuk mund të bëhet vetëm përmes interesave."

Hapa kundër dhimbjes për vendet në krizë

Krej ndryshe e sheh këtë Hans-Werner Sinn, ekonomist dhe shef i institutit "ifo" në Mynih, një nga strukturat më të mëdha për kërkime ekonomike në Gjermani. ECB aktualisht po shpërndan "hapa kundër dhimbjeve për vendet në jug të Evropës të cilat në bumin kreditues inflacionar kanë humbur aftësinë e tyre konkurruese, që solli euron", thotë Sinn për DW. "Por kjo natyrisht nuk është reforma strukturore në tregun e punës për të cilën kanë nevojë këto vende për t'u bërë përsëri konkurrues."

Edhe Jaime Caruana, shef i Bankës për Balancimin e Pagesa Ndërkombëtare, e cila konsiderohet si banka e bankave qendrore, i paralajmëron shtetet e euros të mos largohen nga kursi i tyre i reformave. Nëse politika monetare mbetet për një kohë të gjatë liberale, trysnia për reformat pakësohet", thotë Caruana për Handelsblatt. Politika nuk duhet ta marrë kursin e ndjekur nga ECB si shkas për të hequr dorë nga përpjekjet.

Janë para së gjithash Franca dhe Italia të cilat kërkojnë më shumë kohë për reformat. Rritja ekonomike dhe punësimi duhet të kenë prioritet, tha Presidenti francez Francois Hollande. Dhe kryeministri i Italisë Matteo Renzi vendi i të cilit në fillim të korrikut mori presidencën e radhës të Këshillit të BE-së kërkon gjithashtu përpjekje më të mëdha për gjallërimin e ekonomisë.

Matteo Renzi
Kryeministri italian Renzi kërkon më shumë kohë për reformat në vendet në krizëFotografi: Reuters

Kryetarët e shteteve dhe qeverive kishin nënshkruar një pakt, i cili quhet "Pati i stabilitetit dhe rritjes ekonomike". "Na duhen të dyja, stabilitet dhe rritje ekonomike", tha Renzi të mërkurën (03.07.) në fjalimin e tij para Parlamentit Evropian në Straßburg.

Ekonomia mbetet e dobët

Një ditë para fjalimit të Renzi autoriteti evropian për statistikat Eurostat publikoi shifrat e reja për eurozonën. Gjatë tre muajve të parë të vitit ekonomia në Francë në krahasim me tremujorin e mëparshëm nuk është rritur, në Itali madje është tkurrur me 0,1 për qind. Për zonën e euros në përgjithësi shënohet një rritje e dobët prej 0,2 për qind. Përkundrazi Gjermania dhe Luksemburgu paraqiten në situatë robuste me një rritje prej 0,8 për qind.

Në këtë sfond politika e parasë së lirë e ndjekur nga ECB i bën shumë vende të kenë iluzionin se mund t'i shtyjnë reformat, beson eksperti i ekonomisë Hans-Werner Sinn. Barra bie mbi supet e kursimtarëve dhe investuesve të vegjël. ECB "dëmton kursimin pasi ata nuk marrin më interesa të mjaftueshëm", thotë Sinn. "Ata do të kenë probleme më vonë në kohën e pensionit."

Hans-Werner Sinn
Eksperti Hans Werner SinnFotografi: ifo Institut

Që tani kanë probleme miliona njerëz të cilët për shkak të krizës së boxheve, politikës së kursimeve që pasoi dhe rënies së zhvillimit ekonomik, kanë humbur vendet e tyre të punës. Sipas Eurostatit në zonën e euros së fundi janë regjistruar rreth 19 milionë njerëz pa punë. Mesatarisht kuota e papunësisë në maj ishte 11,6 për qind, në Greqi dhe Spanjë edhe më tej mbi 25 për qind.

Në kërkim të shkaqeve

Edhe vetë FMN që bashkë me Komisionin e BE-së dhe ECB mbikqyr kursin e reformave të vendeve në krizë, e sheh kursin evropian të kursimeve ndërkohë me sy kritik pasi ai dëmton koniunkturën. Edhe analiza e zakonshme se kriza e borxheve në Evropë ka si shkak kryesor problem e aftësisë konkurruese, është e kontestuar në radhën e ekonomistëve.

"Nuk ishin dallimet në aftësinë konkurruese brenda eurozonës problemi dhe me përjashtim të Greqisë problemi nuk ishin as shpenzimet e larta qeveritare", thotë Richard Portes, profesor në London Business School dhe president i Qendrës për Kërkime në fushën e Politikave Ekonomike në Londër. Shkak për krizën e borxheve ishin flukset e kapitalit të cilët dolën jashtë kontrolli me futjen e euros dhe liberalizimin e rregullave për tregjet financiare, shkruajti vitin e kaluar Portes.

Ndërsa eksperti gjerman Hans-Werner Sinn e sheh problemin themelor në aftësinë konkurruese. Ajo duhet të rivendoset përsëri me programe kursimi dhe reformash. Sipas tij ECB nuk duhe të shpërndajë të tjera "hapa kundër dhimbjeve" për shtetet në krizë.