Kritika për të drejtat e fëmijëve në Gjermani
6 Shkurt 2014"Për Gjermaninë mund të thuhen shumë fjalë të mira", shpjegon Kirsten Sandberg, kryetare e Komisionit të OKB për të Drejtat e Fëmijëve. "Por në disa sektorë ka shqetësime".
Gjermania duhet të zbatojë në mënyrë të denjë Konventën për të Drejtat e Fëmijëve, nga viti 1989. Të gjitha 193 vendet që e kanë ratifikuar Konventën kontrollohen në periudha të caktuara. Në fund të janarit Gjermania sërish ishte në rend për të shikuar gjendjen e të drejtave të fëmijëve në këtë vend. 18 ekspertë të Komisioni i OKB për të Drejtat e Fëmijëve kanë paraqitur një raport ku thuhet se ka nevojë për mbrojtjen më të mirë të të drejtave të fëmijëve, në veçanti fëmijëve me të meta fizike, atyre nga shtesat e dobëta sociale dhe fëmijëve të familjeve me origjinë të huaj. Gjermania mund dhe duhet të bëjë më shumë për këta fëmijë.
"Më mirë fëmijë nga Gjermania!"
Me rastin e paraqitjes së raportit në selinë e Komisariatit të Lartë për të Drejtat e Njeriut në Gjenevë ishte edhe sekretari i shtetit në Ministrinë për Familje, Ralf Kleindieck. Në sallë ishin edhe 10 fëmijë dhe të rinj të ardhur me këtë rast nga Gjermania.
Sekretari i shtetit foli për atë që po bëjnë autoritetet gjermane për përmirësimin e të drejtave të fëmijëve. Qeveria gjermane është përgatitur kësaj radhe më mirë për prezantimin, mendon ekpserti Lothar Krappmann. "Dikur kam pasur përshtypjen që autortietet mendonin se mjafton të thuash 'ne jemi një vend që mbronë të drejtat e fëmijëve'". Por ndaj fëmijëve duhet të tregojmë respekt.
Anëtarët e Komisionit kanë hartuar një katalog të veçantë pyetjesh kritike për gjendjen në Gjermani: sa e përhapur është varfëria e fëmijëve? Ai i mbrojnë fëmijët sipërmarrjet gjermane në vendet e tjera? Cilat janë masat për evitimin e dhunës dhe mobingut ndaj fëmijëve në shkolla? Fëmijët dhe të rinjtë në sallë ishin të impresionuar me pyetjet që shtroheshin për gjendjen e tyre në Gjermani. 17 vjeçarja Obeid nga Kaseli thotë se edhe ajo do të shtronte të njëjtat pyetje.
Fëmijët në Gjermani duhet të mësojnë se mund të shtrojnë edhe vetë pyetje për gjendjen e të drejtave të tyre dhe t'i mbrojnë interesat e tyre, thotë Lothar Krappmann. Sipas tij, fëmijët kanë nevojë për më shumë informacione për të mundur t'i mbrojnë interesat e tyre. E këtij mendimi është edhe 10 vjeçarja Mia nga Ofenbahu, e cila ka ardhur në Gjenevë. "Mua mu duk shumë interesante të shikoj se si punojnë të mëdhenjtë në Gjenevë dhe në OKB. Ata kanë përdorur edhe fjalë të komplikuara dhe ishte pak e mundimshme t'i përcjellë dhe t'i dëgjoje. Por në përgjithësi jam shumë e kënaqur që kam ardhur këtu."
Fëmijët e refugjatëve
Ndër problemet më të mëdha në këtë sektor janë të drejtat e fëmijëve dhe adoleshentëve pa prindër. Sipas rregullave gjermane për azil, fëmijët me 16 vjeç mund të paraqesin edhe vetë kërkesë për azil. Por eskpertët thonë se këstu ekziston rreziku që një fëmijë i kësaj moshe të trajtohet si i rritur, sepse fëmijët kanë nevojë për mbështetje të veçantë në këto raste. Gelila ka ardhur nga Etiopia në Gjermani para tre vitesh dhe dëshiron që "fëmijët e refugjatëve të mos jetojnë në frikë. Ata jetojnë në Gjermani pa prindër dhe duhet të kenë të drejtën të shkojnë në shkolla dhe të kenë gëzime në jetë, e jo të kenë frikë se do të kthehen në vendin prej nga kanë ardhur."#video#
Qeveria gjermane pohon se Gjermania është një shtet juridik ku mbrohen të drejtat e fëmijëve. Por ekpsertët paralajmërojnë se fëmijët shpesh nuk dinë t'i ndjekin rregullat ligjore dhe ndjehen keq. Për fëmijët duhet gjetur rregulla të shpejta dhe të thjeshta, pohon eksperti Michael Windfuhr, i cili së bashku me disa ekspertë të tjerë angazhohet për hapjen e një zyre për mbikqyrjen e gjendjes së të drejtave të njeriut në Gjermani. Një kërkesë të tilla ka paraqitur edhe Komisioni i OKB-së, por deri tani pa sukses.