Kriza ekonomike në Greqi & Portret i Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut
19 Shkurt 2010Reklamë
Qeveria greke po përballet me deficite të mëdha buxhetore. Ajo ka planifikuar zbatimin e një programi radikal të kursimeve, për të ulur borxhet e vendit. Ndërsa BE-ja ka vendosur të kontrollojë strikt buxhetin e Greqisë. Po si ka qenë e mundur që çështja të vie deri në këtë gjendje?
Procese të stërzgjatura gjyqësore, tortura apo trajtime çnjerëzore, shkelje të së drejtës së pronësisë - janë rastet me të cilat merret Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg. 30.000 ankesa të reja i mbërrijnë gjykatës çdo vit, rreth 10.000 raste janë ndërkohë në proces. Po si punon kjo gjykatë dhe çfarë influence kanë vendimet e saj?
Autor: Stamatis Assimenios/Daphne Grathwohl
Redaktoi: Bahri Cani