1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kryeministri japonez përjeton humbje në zgjedhje

29 Korrik 2007
https://p.dw.com/p/BNJX

Qeveria japoneze e kryeministrit konservator Shinzo Abe duket se ka përjetuar një humbje të thellë në zgjedhjet për dhomën e lartë të parlamentit. Në informacionet e tanishme thuhet se koalicioni qeveritar ka humbur shumicën në këtë dhomë. Në zgjedhje është votuar për gjysmën e mandateve në dhomën që ka 242 ulëse. Në dhomën e ultë Qeveria ende ka shumicën, por skandalet e fundit dhe tendosjet sociale kanë bërë që ajo të humbë besimin e votuesve.