Kryeministri Rama tani edhe ministër i Jashtëm
19 Janar 2019Presidenti Meta dekretoi të premten ( 18.01.2019) kryeministrin Rama në postin e ministrit të Jashtëm. Dekretimi vjen 4 ditë pas propozimit të kryeministrit Rama për të qënë ai ministër i Jashtëm dhe bëhet pa konsumuar afatin prej 7 ditësh që Kushtetuta i jep Presidentit në raste dekretimesh të anëtarëve të qeverisë. Në një njoftim të Presidencës theksohet se citoj“ emërimi i Kryeministrit edhe në postin e Ministrit të Jashtëm është një rast i veҫantë, që nuk parashikohet dhe as ndalohet nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë“
Jo thellimit të krizës institucionale
Të tjera konsiderata kanë fituar ndaj “rastit të veҫantë dhe të paparashikuar” në Kushtetutë. Në njoftimin për shtyp të Presidencës theksohet se “ kreu i shtetit niset mer në konsideratë që struktura e kabinetit qeverisës është në të drejtën e Kryeministrit për t’u propozuar”. Por krahas kësaj të drejte ka edhe një arësye tjetër madhore: evitimi i thellimit të krizës institucionale Presidencë – Kryeministri dhe dalja e diplomacisë nga ngërҫi që “do të dëmtonte pozitën e Republikës së Shqipërisë në marrëdhëniet ndërkombëtare” vë në dukje njoftimi. Me dekret të Presidentit Meta është shkarkuar edhe Ditmir Bushati, nga detyra e Ministrit të Jashtëm .