Kryesuesi i ri i bundesligës në futboll është Verder Bremen
17 Tetor 2005Java e 9 e kampionatit gjerman të futbollit solli një kryesues të ri. Pas fitores 6:2 ndaj Nyrembergut Verder Bremen ka kaluar Bajernin e Mynihut, megjithëse të dy ekipet kanë nga 22 pikë. Bavarezët kryesonin në Gelzenkirhen 0:1 kundër Shalkes derisa vendasit barazuan me njëmbëdhjetëmetërsh në kohën shtesë. Frank Rost luajti ndeshjen e 100 si portier i Shalkes:
"Ishte ndeshja që prisnim. Bajerni mund ta kishte siguruar fitoren në pjesën e parë, por në pjesën e dytë besuan vetëm tek kundërsulmi. Besoj se barazimi ynë ishte i merituar."
Hamburgu, i treti me 20 pikë, humbi në fushën e vet 0:1 kundër Volfsburgut. Takimet e tjera:
Kaizerslautern / Dortmund 3:3
Shtutgart / Mënhengladbah 1:1
Mainc / Leverkuzen 3:1
Bilefeld / Berlin 3:0
Këln / Hanover 1:4
Duisburg / Frankfurt 0:1