1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kuba: Midis socializmit, kapitalizmit shtetëror dhe reformave të tregut

Rosa Muñoz Lima/Pandeli Pani27 Korrik 2013

Si paraqitet gjendja e lirive, që formuloi Castro, pasi trupat revolucionare arritën ta dëbonin në vitin 1959 diktatorin Batista?

https://p.dw.com/p/19EvE
Fotografi: Flickr/sa-by-Fernando J. Toucedo Urban

Më 26 korrik 1953 Fidel Castro u përpoq me rreth 130 përkrahës të merrte dy kazerma në Kubë. Plani i tij dështoi dhe vetëm në vitin 1959 trupat revolucionare arritën ta dëbonin diktatorin Fulgencio Batista. Po si është gjendja e lirive të dëshiruara, që formuloi Castro në atë kohë?

Midis socializmit, kapitalizmit shtetëror dhe reformave të tregut

"Programi i komunistëve kërkonte një kapitalizëm shtetëror të monitoruar nga një parti e vetme dhe disa kooperativa bujqësore, ashtu siç predikonte stalinizmi," ndërsa Kastro kërkoi t'u jepte qytetarëve në programin e tij Moncada më shumë të drejta, t'i përfshinte punëtorët në vlerën e kompanive, të forconte vetëmenaxhimin e kooperativave bujqësore dhe të ringjallte procesin demokratik për pjesëmarrje qytetare. Por të gjithë këto deri sot nuk janë bërë",thotë historiani kuban Pedro Campos.

Përkeqësim i gjendjes sociale në Kubë
Përkeqësim i gjendjes sociale në KubëFotografi: STR/AFP/Getty Images

Carmelo Mesa-Lago, ish-profesor i Ekonomisë dhe Studimeve për Amerikën Latine në Universitetin e Pitsburgut,thotë se Kuba ka qenë gjithmonë e varur ekonomikisht nga aktorë të jashtëm, fillimisht nga Spanja, më pas nga SHBA,apo Bashkimi Sovjetik dhe tani nga Venezuela. Nga fundi i viteve 80 Kuba kishte treguesit më të mirë socialë dhe ekonomikë të historisë së saj. Kjo ndryshoi në fillim të viteve 90 pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik.

Dhe sot program i ri i reformave të ekonomisë së tregut,ë është duke zbatuar vëllai i Fidel Kastros, Rauli, po përballet me sfida të mëdha. Sipas vlerësimeve në vend mungojnë rreth një milion shtëpi për 11 milionë banorë të Kubës. Po ashtu deficiti tregtar dhe borxhi kombëtar janë në nivele rekord. Po ashtu vendi vuan nga mungesa e industrializimit dhe e largimit të kapitalit. Dhe reformimi i sistemit shtetëror do të sjellë pushime masive nga puna.

Fidel dhe Raul Kastro
Fidel dhe Raul KastroFotografi: picture alliance/AP Photo

Mbështetja e brendshme dhe e jashtme

Mbështetja fillestare ndërkombëtare për revolucionin kuban nuk është më ajo e dikurshmja. Me përjashtim të disa vendeve të Amerikës Latine si Venezuela, Argjentina, Bolivia, Nikaragua dhe Ekuadori, qeveria kubaneze ka gjithnjë e më pak mbështetës.

Erster Schultag in Kuba 2012
Fotografi: picture-alliance/dpa

Po ashtu për shkak të përkeqësimit të gjendjes sociale edhe mbështetja brenda vendit po shënon rënie. "Kuba vazhdon të sundohet nga një regjim autoritar me një parti të vetme. Liria e të shprehurit është shumë e kufizuar, mediat janë të dobësuara nga qeveria dhe vetëcensura. Nuk ka asnjë të drejtë për demonstrata publike apo greva dhe sindikatat veprojnë vetëm si krah i qeverisë", thotë Armando Chaguaceda historian dhe politolog kuban, profesor në Universitetin e Veracruz në Meksikë.

Ndryshime pa thelb

Edhe pse kohët e fundit po ndryshon diçka, p.sh. disa të drejta civile janë forcuar, si p.sh. liria e udhëtimit, mundësia për migrim dhe investime private, Chaguaceda mendon se ky proces reformash mbart "tendenca autoritare". Prandaj sipas tij edhe 60 vjet pas sulmit ndaj kazermave të Moncadas konkluzioni i tij është se ndryshimi themelor i Kubës ka dështuar. Aty nuk ka pasur asnjë demokratizim të marrëdhënieve mes shtetit dhe qytetarëve. Chaguaceda thotë: "Qytetarët janë të lodhur, të privuar nga të drejtat e tyre civile, të përçarë në mendimet e tyre. Atyre u mungojnë modelet e luftës civile paqësore, ata gjenden përballë një elite politikisht dhe financiarisht të fuqishme, e cila kontrollon rrjedhën e informacionit dhe të gjitha instrumentet e pushtetit",- thotë historiani dhe politologu kuban, Armando Chaguaceda.

Qytetarët janë të lodhur dhe të privuar nga të drejtat e tyre civile
Qytetarët janë të lodhur dhe të privuar nga të drejtat e tyre civileFotografi: picture-alliance/Demotix