Kush fshihet pas konfliktit në Lindjen e Mesme?
30 Nëntor 2013Ish-ministri i Mbrojtjes, Binyamin Ben Eliezer shëtit i qetë nëpër ambientet e ekspozitës. Herë pas here ai qëndronnë ndonjë stendë, lëvizja e lirshme nëpër ekspozitë duket se i pëlqen. Një ekspozitë për armët që ka zgjuar mjaft interes, sidomos të vizitorëve të huaj.
Një gazetar pyet nëse mund t'i drejtojë një pyetje. Po, përgjigjet Byniamin Ben Eliezer, në vitet 2001-2002 ministër Mbrojtjeje. Cila është arsyeja që ka një kërkesë kaq të madhe për armët izraelite, do të dijë Ytam Feldman, regjisori i filmit "Laboratori". Kjo është e thjeshtë, përgjigjet Ben Eliezer. Izraeli ka teknologjinë më të zhvilluar të armëve në botë. Njerëzit blejnë siç dihet gjëra që janë testuar më parë. "Po qe se Iztaeli shet armë, atëjerë ato janë testuar më parë. Ne i përdorim këto arme prej 10, 15 vjetësh. Prandaj kërkesa është kaq e lartë. Feldmann kërkon të dijë nëse kjo kërksë i ndihmon rritjes ekonomike. Përgjigja: "I jep Izraelit miliarda dollarë".
Për filmin e tij dokumentar mbi konfliktin shumëvjeçar izraelito-palestinez dhe lidhjen me industrinë e armatimit, Yotam Feldman vetëm në një çështje nuk ka pasur vështirësi: Të gjejë partnerë bisede. Kudo ku ka trokitur, tek ish-komandantët apo strategët e ushtrisë izraelitë, prodhues armësh, apo këshilltarë të pavarur ushtarakë. Të gjithë kanë qenë të gatshëm për të dhënë informacione. Në intervistë me Deutsche Wellen, Feldman sqaron se e ka bërë këtë film me shumë ndershmëri. Partnerët e dinin që në fillim se çfarë teme ndjek filmi. "Personat që shfaqen në film donin të transmentonin idetë e tyre. Filmi u ofroi një mundësi për këtë."
Eskportet e armëve izraelite arrijnë rekorde
Yotam Feldman kërkon të gjejë përgjigjen e pyetjes: Ekziston një lidhje mes konfliktit shumëvjeçar, shpesh të dhunshëm me palesztinezët dhe zhvillimin paralel të teknologjisë së armatimeve dhe xhiroja që bëjnë ato në trgun botëror? Shifrat e dhjetë viteve të fundit flasin qartë për këtë: Qëkur terroristët sunit në shtatorin e vitit 2011 kryen atentat ndaj Qendrës Botërore të Tregtisë në Nju Jork dhe sulmuan edhe objketiva të tjerë në SHBA, eksportet izraelite të armëve janë rritur vazhdimisht. Në vitin 2012 ky vend shet armë pr 7,4 miliardë dollarë, duke zënë kështu vendin e gjashtë në botë pas SHBA-sëm Britanisë së Madhe, Rusisë, Kinës dhe Gjermanisë.
Bumi i eksporteve që nga fillimi i këtij shekulli ka arsye të ndryshme: Pas sulmeve të shtatorit 2001, filloi lufta mbarëbotërore kundër terrorizmit, e cila arriti kulmin me sulmin ushtarak amerikan kundër Afganistanit në të njëjtin vit, dhe pushtimin e Irakut në vitin 2003. Të dyja këto luftëra e vendosën ushtrinë para sfida të reja strategjike. Ata e panë veten të përfshirë në një të ashtuquajturat luftëra asimetrike, që kërkonin teknika të reja luftimi dhe armë të tjera. Me këto mund të shërbente Izraeli.
I specializuar për luftë asimetrike
Ekonomisti izraelit, Shir Hever në bisedë me Deutsche ëëëellen shpjegonse Izraeli nuk është i specializuar për armët konvencionale, siç i njohim nga luftërat e së kaluarës. Kjo lidhet me atë që ky vend që prej 40 vjetësh nuk ka kryer më ndonjë luftë të tillë. Më shumë janë zhvilluar armë për luftën asimetrike: kamera, avionë pa pilot, mekanizma përgjimi, teknika të përpunimit kompjuterik të të dhënave bimetrike. "Kjo lloj teknologjie nevojitet edhe nga qeveritë e vendeve të tjeta."
Kështu në Izrael vijnë ushtarakë nga e gjithë bota. Yotam Feldman lejohet të filmojë në bazën Shivta në Jug të Izraelit gjatë një ushtrimi të aviacionit luftarak. Ushtria izraelite prezanton një sërë miqsh nga e gjithë bota, Gjermania, Kanadaja, Qipro, Turqia, Rumania, Angola dhe SHBA. Të gjithë të interesuar për armët izraelite. Por forca e Izraelit nuk qëndron vetëm tek armët, por edhe teknikat luftarake. Se sa sukses ka me këtë, kuptohet tek operacioni ushtarak të drejtuar kundër Gazës në vitin 2008-2009. Në fund të tij viktimat ishin rreth 1.200 palestinezë, ndërkohë nga Izraeli kishte vetëm 11 ushtarë viktima.
Gaza në Brazil?
Një bilanc i tillë impresionon sidomos Brazilin. Njësitë speciale të këtij vendi amerikano-jugor mbështeten tek përvoja dhe armët izraelite në luftën e tyre tek favelat, ngulimet e paligjshme përreth qyteteve të mëdha. Një kompleks i tillë në veri të Rio de Zhaneiros përflitet si kompleksi i Gazës tek policia ushtarake.
Shanset e zgjidhjes së konfliktit izraelito-palestinez Feldman i sheh me dyshim. Me shumë gjasë do të ketë dhunë, shprehet ai në fund të filmit. Dhe ajo do t'i shërbejë Izraelit të mbledhë përvoja të reja mbi armët dhe teknikat luftarake.