Pas përvojës së gazetarisë në Shqipëri, angazhimi në Deutsche Welle ofroi një platformë të re të specializimit profesional dhe mundësi të reja të të gazetarisë. Sot gazetaria është multimediale dhe e lidhur ngushtë me mediat sociale. Me emisionin "Europa në fokus", i cili transmentohet nga partnerët tanë në Shqipëri, Kosovë e Maqedoninë e Veriut, të cilin e moderoj, ne duam të sjellim më pranë zhvillimet nga Europa për njerëzit në rajon. Jo skena e politikës së madhe, por histori dhe shqetësimet e europianëve të thjeshtë.
Si shkrimtare fokusohem tek përballimi me të shkuarën komuniste në Shqipëri dhe ndriçimin e skutave të patriarkatit shqiptar, që ende sundon, megjithë ndryshimet e mëdha. Po ashtu përmes romaneve të mia dua t'i jep një zë femrave të tjera.