Ndjenja tё pёrziera - ceremonia hapёse e Lojёrave Olimpike
6 Gusht 2016Nga largёsia njё ceremoni e tillё mund tё tё duket paksa si njё lodёr me lego: shumё figura tё vogla qё lёvizin nё njё pejzazh tё larmishёm ngjyrash. E gjitha mjaft e kёndshme, por edhe statike. Por nё afёrsi tё shpaloset njё event me fuqi magjike. Asnjё konkluzion tjetёr nuk mund tё nxjerrёsh, kur dёgjon flamurmbajtёsen gjermane Mieke Kröger: "Mahnitёse, e pabesueshme! Unё besoj, se fytyra ime tani shpreh gjithҁka." E kёshtu ёshtё vёrtetё. Kröger-it i shkёlqente fytyra. Sytё e saj ndrisnin edhe pas tri orёsh pritjeje duke qendruar mё kёmbё. Kröger ishte e entuziazmuar nga atmosfera nё mjediset e brendёshme tё Stadiumit Maracana, ku janё takuar sportistё nga egjithё bota. "Ne patёm fatin ta pёrjetojmё festёn drejtpёrdrejtё, sepse si ekip gjerman parakaluam shumё shpejt. Pika kulmore ishte nё fund pishtari, qё ёshtё i mrekullueshёm."
Pёrpara se tё ndizej pishtari olimpik, nё fillim tё ceremonisё dritat u shuan. Kjo ishte kёshtu e planifikuar, kuptohet. Stadiumi u errёsua, njё vezullim drite blu u pёrhap nga ҁatia e stadiumit si dhe dritat e mijёra Smartphonё-ve e shndёrruan Maracana-nё nё njё qiell plot yje vezullues. Publiku nёpёr shkallё ishte qysh nё fillim pjesё e spektaklit. Por mё sё voni me interpretimin e himnit brazilian, qё shumё e kёnduan me tё gjithё forcёn e zёrit, atmosfera arriti nivelin e duhur. Kjo bёri qё tё harrohej papritur tёrёsisht protetsta e zhvilluar para ceremonisё sё hapjes.
Pasoi ajo qё nuk duhet t ёmungojё nё asnjё ceremoni hapёse tё Lojёrave Olimpike, njё galopim me imazhe gjigante nё historinё e vendit organizator. Nisur me imazhet e natyrёs sё virgjёr e po ashtu tё gjelbёr "Pindorama", tё vendit tё palmave, qё gjetёn lundёrtarёt europianё kur zbulun kontinentin, e deri tek ngulimet dhe shfrytёzimi i sipёrfaqeve gjigante tё Brazilit tё sotёm e mbёrritja e popullsive tё huaja: skllevёrit afrikanё, emigrantёt aziatikё si dhe nga vendet arabe. Tё gjithё kёta e bёjnё sot Brazilin njё vend me diversitet kulturor, qё ka njё histori unikale integrimi, por qё megjthatё ende vazhdon tё jetё nё kulmin e kёtij procesi.
Pjesa tjetёr e spektaklit deri nё parakalimin e atletёve rrёfehet shpejt, sepse nuk kishte shumё surpriza. u festua dhe u kёrcye samba, u hodhёn fishekzjarrё, ishte shumёngjyrёshe dhe u shoqёrua me Catwalk-un mё i gjati nё histori. Parakalimi i Gisele Bündchens pёrmes Maracana-sё nёn tingujt e "Girl of Ipanema" nxiti ovacionet e publikut edhe sepse ky ishte Catwalk-u i fundit i saj. Kjo supermodele e mbylli nё sytё e botёs karrierёn e saj tё suksesshme si mbretёresha braziliane e pasarelёs.
Pas njё ore u erdhi radha atletёve me parakalimin e tyre tё drejtuar si gjithmonё nga Greqia, djepi i Lojёrave Olimpike. Rreth 11.400 atletё tё kёtyre lojёrave paralkaluan. Ata do tё jenё gjatё olimpiadёs nё garat e displinave tё ndryshme. Gjithsej 206 ekipe konkurojnё pёr medalje.
Nё mbyllje, pavarёsisht protetsatve kundёr presidentit tё pёrkohshёm tё Brazilit qё shoqёruan ceremoninё, pati njё Happy End: dymbёdhjetё vjet pasi maratonisti brazilian Vanderlei de Lima, i cili nё lojёrat nё Athinё u godit me thikё nga njё i sёmurё psiqik pak para finisht duke humbur kёsisoj shansin pёr njё medalje ari, ndezi pishtarin olimpik. Ky vlerёsim i njё heroi tragjik tё sportit nё Brazil ishte edhe njё mbyllje pajtuese e njё mbrёmjeje emocionale nё Maracana.